Ndërlidhjet

TI: Korrupsioni po përkeqësohet, qytetarët e gatshëm të veprojnë


Hulumtimi më i madh i opinionit në botë për korrupsion tregon se më se gjysma e të aketuarve besojnë se ai është përkeqësuar në vendet e tyre.

Por, monitorimi i kryer nga organizata Transparency International me seli në Berlin, thotë se afro 90% të të anketuarve janë të gatshëm ta luftojnë korrupsionin, duke nënshkruar peticione dhe duke protestuar.

Barometri Global i Korrupsionit 2013 është mbështetur në intervistat me 114 mijë njerëz në 107 vende.

Më tepër se një e katërta e të anketuarve në gjithë botën, kanë raportuar se kanë paguar ryshfet në vitin e fundit, përfshirë më se 40% në Afganistan dhe Kirgizi, më se 30% në Kazakistan dhe Ukrainë dhe më se 20% në Irak dhe Serbi.

15 – 19.9% të të anketuarve në Kosovë dhe Maqedoni kanë thënë se kanë paguar ryshfet gjatë vitit të fundit, në njërin nga sektorët e policisë, judikaturës, regjistrimit, pronësisë, mjekësisë, arsimit, tatimit dhe shërbimeve.

Më pak se 5% kanë paguar ryshfet në Gjeorgji.

Partitë politike konsiderohen institucionet më të korruptuara në pjesën më të madhe të vendeve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG