Në hapësirat e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, sot u bë paraqitja (ribotimi) e veprave të poetit të ndjerë të Kosovës, Ali Podirmja.
Veprat janë të shtypura në nëntë vëllime, ku përmblidhet e gjithë krijimtaria e poetit.
Në këto vëllime janë përfshirë:
Në vëllimin e parë librat me poezi "Thirrje", botimi i parë dhe i dytë i plotësuar, si dhe përmbledhja "Shamijat e përshëndetjeve".
Në vëllimin e dytë dy botime të përmbledhjes "Dhimbë e bukur" dhe "Sampo, ndërsa në vëllimin e tretë "Hija e tokës", "Torzo", "Folja" dhe "Credo".
Në vëllimin e katërt janë përfshirë tre libra të poezive: "Lum Lumi", "Fundi i Gëzuar" dhe "Zari". Kurse, në vëllimin e pestë librat: "Në bisht të sorrës", "Buzëqeshje në kafaz", "Ishulli Albania" dhe "Pikë e zezë në blu".
Libri me poezi të zgjedhura "Litari i ankthit", është botuar në vëllimin e gjashtë. Vëllimi i shtatë përbëhet nga dy libra tregimesh, "Loja nën diell" dhe "Burgu i hapur".
"Tkurrja e atdheut", "Libri që nuk mbyllet", "Dielli i zi" dhe "Ëndrra kallxohet në mëngjes", janë librat e publicistikës të përfshira në vëllimin e nëntë.
Podrimja u gjet i vdekur më 21 korrik të vitit 2012, në një pyll afër qytetit Lodeve të Francës, prej ku kishte humbur kontaktet tri ditë më herët.
'Vdekja e Ali Podrimës, është humbje e madhe për familjen e tij, miqtë, lexuesit, komunitetin e artistëve, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe për gjithë vendin në përgjithësi', e kishin përshkruar atëbotë humbjen e poetit përfaqësuesit e institucioneve të larta politike, shkencore dhe të artit në Kosovë.