Ndërlidhjet

Qeveria kundër privatizimit të Trepçës?


Prishtinë - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli (D) gjatë dëgjimit për ristrukturimin e Kombinatit Trepça, 03Korrik2013
Prishtinë - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli (D) gjatë dëgjimit për ristrukturimin e Kombinatit Trepça, 03Korrik2013
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli tha sot se “Trepça” ndodhet në një status quo dhe se qeveria është e thirrur, ashtu si dhe kuvendi që të valorizojnë dhe t’ia kthejnë këtë gjigant qytetarëve.

Ministri Ismajli theksoi se kompleksi Trepça ka kaluar nëpër kohë të vështira dhe mbetet problem politik, financiar dhe i kërkesave ndaj kësaj ndërmarrje.

Sipas një komunikate për medie nga kabineti i ministrit Ismajli thuhet se “kjo ndërmarrje nuk duhet privatizuar, por duhet të fillojë një proces ristrukturimi dhe riorganizimi që mundëson rikthimin e këtij gjiganti në shërbim të ekonomisë së Kosovës”.

Idetë për ringjalljen e magnatit Trepça, u prezantuan sot nga qeveria në praninë e publikut, ku u propozuan alternative që kanë për qëllim ristrukturimin e Trepçës, ndarjen e aseteve, thelbësore dhe jo thelbësore si dhe “vendosjen e Qeverisë në pozitë drejtuese duke i mundësuar kështu tërheqjen e investitorëve ndërkombëtar, në zhvillimin e potencialeve fitimprurëse”.

Aktualisht Trepça është në procedurë të riorganizimit, nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) dhe Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, ndërkohë që Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës nuk kanë ndikim në rrjedhën dhe menaxhimin e saj.

Gjatë debatit, Qeveria e Kosovës ka bërë thirrje për publikun e gjerë dhe ekspertët vendorë që të prezantojnë idetë e tyre për ristrukturimin dhe riorganizimin e Trepçës, të cilat propozime do të pranohen, brenda një afati një mujor, gjatë muajit korrik të këtij viti.

Debati publik, siç thuhet, u organizua nga Ministria për Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Zyrën e zv.kryeministrit Behgjet Pacolli dhe zv.kryeministres Mimoza Kusari Lila, ku të ishin pranishëm edhe diplomatë të huaj, deputetë, përfaqësues të Bankës Botërore dhe institucionet e tjera ndërkombëtare dhe financiare, shoqëria civile dhe biznesi vendor dhe ndërkombëtarë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG