Ndërlidhjet

Nenad Gjuriq komandant rajonal i policisë në veri


Ilustrim
Ilustrim
Kryeministri, Hashim Thaçi ka konfirmuar emërimin e Nenad Gjuriqit në postin e komandantit rajonal të policisë në veri të Kosovës. Vendimi është marrë në kuadër të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas të cilës, komunat veriore me shumicë serbe kanë të drejtën e propozimit të komandantit rajonal.

“Në bazë të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore , në mes të Kosovës dhe Serbisë, në pikën 9 është e precizuar që Komandanti rajonal për katër komunat me shumicë serbe, emërohet nga Ministria e Punëve të brendshme e Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi, në takimin e sotëm të qeverisë.

Nenad Gjuriq ka qenë ushtrues detyre i komandantit të stacionit policor në Zveçan. Ai qe suspenduar nga kjo detyrë me kërkesë të drejtorit rajonal. Sipas një komunikate të Policisë së Kosovës, shpjegohej se ai kishte dështuar në respektimin e urdhrit dhe mospërfillje të hierarkisë komanduese lidhur me hyrjen ilegale të një zyrtari të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG