Ndërlidhjet

Jep dorëheqje Lulzim Peci


Lulzim Peci
Lulzim Peci
Zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Serbi, Lulzim Peci, ka dhënë dorëheqje nga posti.

Zyra e presidentes Atifete Jahajga i ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë se ka pranuar letrën e dorëheqjes nga zoti Peci.

Në këtë letër, Peci ka thënë se jep dorëheqje të parevokueshme dhe se arsye është “mospajtimi dhe kritika” që i është bërë nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në lidhje me deklaratën e tij se ”normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, do të bëhet atëherë kur kjo e fundit do të njohë pavarësinë e Kosovës”.

“Kam qenë i bindur se politika shtetërore e vendit tonë në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Beogradin ka qenë pikërisht njohja nga Republika e Serbisë, por, si duket, kjo politikë nuk është e tillë. Prandaj, në rrethana të tilla, nuk pranoj të vazhdoj punën time brenda Shërbimit Diplomatik të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e dorëheqjes të zotit Peci.

Dorëheqja vjen vetëm dy ditë pasi Kosova dhe Serbia kanë shkëmbyer zyrtarët për ndërlidhje.

Shkëmbimi i zyrtarëve është pjesë e marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, me ndërmjetësimin e Bashkimi Evropian.

Zyrtarët do të angazhohen për lehtësimin e komunikimve ndërmjet dy vendeve. (v.tela)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG