Kur dhjetëra mijëra iranianë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren presidenciale të Hassan Rohanit, këtë fundjavë, në vesh ka rënë një brohoritje e tyre: “Diktator! Faleminderit!”.
Protuestuesit duket se kanë pyetur veten për të njëjtën gjë që ka befasuar edhe vëzhguesit iranianë: Përse udhëheqësi suprem, Ayatollah Ali Khamenei, “diktatori” i cili ka fjalën e fundit në të gjitha gjërat e Iranit, ka lejuar një klerik të moderuar të fitojë?
Dhe përse, për herë të parë prejse akuzat për mashtrim kanë njollosur zgjedhjet e 2009-ës, udhëheqësi suprem ka lejuar votuesit të përcaktojnë rezultatin?
Ndjenja e mosbesimit për fitoren e Rohanit, i cili ka lidhje të afërta me rivalin e Khameneit dhe ish-presidentin Akbar Hashemi Rafsanjani, duket të ketë qenë e përhapur në mesin e kremtuesve.
“Jam i lumtur që vota ime është numëruar”, shkruante në një letër që mbante në dorë një i ri në Teheran.
Në prag të zgjedhjeve të 14 qershorit, konsensusi i përgjithshëm në mesin e vëzhguesve ishte se institucionet e Iranit do të kundërshtojnë Rohanin dhe do të gjejnë mënyra për të ngritur njërin nga kandidatët konservatorë në presidencë.
Tani, analistët thonë se janë një numër faktorësh që kanë çuar në fitoren e befasishme të Rohanit. Në mesin e tyre përmendet pjesëmarrja e madhe në zgjedhje, rishfaqja e lëvizjes opozitare dhe frika e institucioneve për përsëritjen e protestave masive, të cilat kanë shpërthyer pas zgjedhjeve të vitit 2009.
Një faktor i madh, thonë analistët, është edhe dështimi i konservatorëve për t’u bashkuar prapa një kandidati të vetëm, çfarë ka bërë që votat e tyre të ndahen në mes të pesë garuesve.
Prapavija e Rohanit, sidomos kur krahasohet me kandidatin e linjës më të ashpër në garë, Said Jalili, ka qenë po ashtu e rëndësishme për votuesit. Shumë iranianë kanë thënë se kanë votuar kundër Jalilit, i cili ka përsëritur shumë pikëpamje të Khameneit gjatë fushatës dhe besohet se ka qenë zgjedhja e preferuar e udhëheqësit suprem.
Eskandar Sadeghi Boroujerdi, studiues i Iranit në Kolegjin Queen të Universitetit Oxford, thotë se Khamenei mund të ketë konstatuar se mohimi i fitores së Rohanit do të ishte shumë i kushtueshëm.
“Mendoj se zyra e Khameneit ka sondazhe të opinionit, ka këso gjërash. Do të ishte shumë më e kushtueshme për të po të ndërhynte. Mendoj se nuk është budalla, e di se sa e ka dëmtuar dhe sa i ka kushtuar mbështetja për Ahmadinejadin më 2009”, thotë Boroujerdi.
Duke folur në qendrën Stimson, me selin në Uashington, Fatemeh Haghighatjou, ish-ligjvënëse e shquar reformatore, ka thënë se fitorja e Rohanit është “befasi e mirëpritur”, e cila krijon “situatë të favorshme për të gjithë”.
“Populli ka fituar sepse vota e tij është numëruar dhe ne po shohim festime post-zgjedhore. Zgjedhjet kanë treguar se Lëvizja e Gjelbër është e gjallë dhe, mbi të ghitha, populli i Iranit ka folur”, ka thënë Haghighatjou.
Meritat për fitoren, Rohani ia ka dhënë popullit iranian.
Gjatë konferencës së tij të parë për gazetarë, të mbajtur më 17 qershor në Teheran, një gazetare i ka thënë atij se ka ringjallur shpresën për Republikën Islamike.
“Populli ka rikthyer shpresën”, është përgjigjur Rohani duke qeshur.(v.tela)