Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), konsideron se Ministria e Shëndetësisë po bllokon informacionet dhe nuk po lejon monitorimin e komisioneve për vlerësimin e ofertave për tenderët në Ministrinë e Shëndetësisë.
Në një konferencë për media, Merita Mustafa, menaxhere e projektit për menaxhim publik, ka bërë të ditur se pas monitorimit që KDI-ja është duke i bërë tash e dy vjet Ministrisë së Shëndetësisë, ky institucion nuk po siguron transparencë të mjaftueshme për publikun.
Ajo ka shtuar se është fjala për tenderë, që kanë të bëjnë me dhjetëra miliona euro.
"Çështja e parë është moslejimi i qasjes në monitorimin e komisioneve vlerësuese në këtë ministri për disa tenderë që kanë të bëjnë me kardiologjinë invasive dhe listën esenciale të barnave. Për këtë gjë kemi bërë kërkesë zyrtare me shkrim, letër i kemi dërguar edhe ministrit të Shëndetësisë Ferid Agani, sekretarit permanent dhe zëdhënësit të këtij institucioni".
"Por kërkesa jonë për monitorimin e këtyre komisioneve është injoruar dhe nuk është marrë asnjë përgjigje. Burokracia e tepërt dhe vonesat e vazhdueshme na bënë të besojmë që kjo ministri po e pengon qasjen në dokumente dhe gjetjen e fakteve që tregojnë keqmenaxhimin dhe argumenteve që do të mund të zbulonin parregullsi dhe keqmenaxhim të fondeve publike", tha Mustafa.
Por jo edhe zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se qasja në dokumente zyrtare është e bllokuar.
Sipas drejtorit të departamentit për informim, Faik Hoti, asnjë kërkesë e vetme e organizatës KDI nuk ka mbetur pa u shqyrtuar dhe pa u miratuar.
"Ministria e Shëndetësisë është e obliguar në bazë të ligjit në qasje në dokumente publike të shqyrtojë secilën kërkesë që adresohet për ndonjë dokument të caktuar dhe në këtë aspekt, sa i përket raporteve me KDI-në, ju siguroj me kompetencë të plotë se gjatë këtij viti prej kur ata monitorojnë procedurat e ndryshme të prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë, nuk ka asnjë kërkesë të vetme të kësaj organizate e cila nuk është shqyrtuar dhe nuk është miratuar", bëri të ditur Hoti.
Derisa hulumtuesi i projektit në Institutin Demokratik të Kosovës, Isuf Zejna, pohon se zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë janë shumë pak të interesuar që të dalin dokumente zyrtare nga ky institucion.
"Ne kemi filluar fazën e dytë të monitorimit që nga janari. Deri atëherë kemi dorëzuar 5 kërkesa me disa tenderë. Duhet kujtuar se tenderët në formën se si prokurohen kanë shumë lloje. Ndoshta për një tenderë janë 10 produkte apo më shumë dhe kjo e përbën një volum të konsiderueshëm të dokumenteve".
"Ne kemi kërkuar ofertat e operatorit ekonomik dhe nuk janë ofruar sepse janë shumë voluminoze. Mirëpo, ministria të njëjtat duhet t'i ketë në versionin elektronik, sepse si i ka shtypur nëse nuk i ka në kompjuter. Ka mundur t'i dërgojë me e-mail apo USB, por unë konsideroj se mungon vullneti për t'i ofruar këto dokumente, sepse ata duan t'i kontrollojnë dokumentet që dalin nga ministria dhe mundësisht sa më pak dokumente të dalin nga ky institucion", tha Zejna.
Derisa Zoti Hoti e thotë të kundërtën.
"Dje, përfaqësues të kësaj organizate kanë qenë në zyrat e ministrisë sonë që i shqyrton këto dokumente dhe kanë marrë shumë dokumente sipas kërkesës së tyre. Pra nuk ekziston asnjë kërkesë e vetme që është refuzuar. Është çështje e tyre se si ata e interpretojnë transparencën, por Ministria e Shëndetësisë është e obliguar në bazë të ligjit t'i përgjigjet çdo kërkese zyrtare për qasje në dokumente publike".
"Sa i përket ligjit të prokurimit është e drejtë e institucionit, si autoritet që lidh kontrata me institucione të ndryshme t'u përmbahet me përpikëri këtij ligji dhe në këtë ligj është e paraparë se kush mund të bëjë vlerësimin e ofertave dhe ekzaminimin e dokumenteve të ndryshme. Por sa i përket transparencës më vjen shumë keq që KDI-ja nuk e thotë të vërtetën se MSH-ja i ka ofruar qasje të plotë në dokumente të cilat i garanton ligji", është shprehur zoti Hoti.
Sidoqoftë, sipas Merita Mustafës, Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka formuar një komision të kundërligjshëm për shqyrtimin e kërkesave për qasje në dokumente zyrtare, komision i cili e burokratizon dhe kufizon të drejtën për qasje në dokumente.
Sipas tyre Ligji përkatës ka garantuar qasje të lehtë dhe efektive për të gjitha dokumentet të cilat nuk janë të klasifikuara apo sekrete dhe nuk ka paraparë krijimin e asnjë lloj super mekanizimi për të shqyrtuar nëse qytetarët kanë të drejtë ose jo t’i qasen dokumenteve.