Ndërlidhjet

FIFA me plan kohor për futbollin kosovar


Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blater, kërkon nga Serbia që t’i ndihmojë për të zhvilluar futbollin në Kosovë, ndërsa njoftoi se FIFA ka hartuar një plan kohor për të zgjidhur këtë çështje, deri në nëntor të këtij viti.

“Meqë erdha në Serbi me ftesë të kryeministrit (Ivica Daçiq), i kërkova atij që të gjejë një zgjidhje dhe solidaritetin që kërkohet nga fqinjët kosovarë për t’i lënë ata lojtarë të rinj të luajnë futboll”.

Një problem i tillë delikat, nuk mund të zgjidhet për dy orë, e di se duhet të zgjidhet hap pas hapi, por ka hapësirë që kjo (çështje) të zgjidhet në të ardhmen”, ka shtuar Blater në një konferencë për shtyp në Stara Pazova të mërkurën..

Presidenti i autoritetit që qeveris me futbollin global tha se “është hartuar një plan kohor, në mënyrë që mekanizmat të themelohen, për të mundësuar që deri në fund të nëntorit, të nxiten futbollistët në territorin e Kosovës në lojë”.

Kryetari i Fedetarës Serbe të Futbollit, Tomisllav Karaxhiq, tha se Serbia do të ndjekë këshillën e Blatterit, por nënvizoi se ajo nuk do të hapte rrugën për atë që quajti “kërkesa të disa konfederatave futbollistike që t’i lejojnë Kosovës të kapërcejë procedurat dhe të luajë ndeshje miqësore përpara se ajo të fitojë ulësen në Kombet e Bashkuara”.

Vendimi i FIFA-s është i arsyeshëm, sepse të gjithë fëmijët kanë të drejtë të luajnë futboll, përfshirë edhe ata në Kosovë, por është e qartë se klubeve dhe kombëtares së tyre, nuk mund t’iu lejohet që të bëjnë gara, para se ata të njihen nga Kombet e Bashkuara”, tha Karaxhiq duke shtuar:

“Po kërkohen zgjidhje për të lejuar kosovarët që të luajnë futboll pa kërcënuar integritetin e shtetit tonë, pasi sporti po ecën paralelisht me aspektet politike të kësaj çështjeje. Kryeministri Ivica Daçiq ka këshilluar Federatën Serbe të Futbollit që të mos zgjidhim këtë çështje krye më vete, prandaj ne sigurisht se do ta prekim këtë punë në bashkëveprim me qeverinë”.

Ndërsa, pas kësaj, Sepp Blatter shtoi: “Kjo gjë do të kërkojë durim dhe shumë besim. Në fund të nëntorit, ne do të dimë saktësisht se ku gjendemi dhe jam i sigurt se do të ketë lëvizje drejt gjetjes së një zgjidhjeje, që e kemi paramenduar bashkërisht”, citon Reuters pjesë nga kjo konferencë. (f.aliu).

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG