Në barnatoret e Kosovës, antibiotiku vazhdon të shitet pa recetën e mjekut. Edhe pse Kosova e ka një ligj që e ndalon shitjen e ilaçeve pa recetë, ligji vazhdon të mos respektohet.
Mikrobiologu Lul Raka, njëherazi koordinator i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, tashmë është pajisur me aparaturë që zbulon infeksionet, dhe kjo, sipas tij, ndihmon në përdorimin e drejtë të antibiotikëve.
Por ai nuk e mohon faktin se në Kosovë përdoret shumë antibiotiku.
Ai jep shembuj që krahasojnë Kosovën me vendet e Bashkimit Evropian, sa i përket përdorimit të antibiotikëve.
"Është bërë një hulumtim mes spitaleve të vendeve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Kosovës. Rezultatet kanë dalë se në spitalet pediatrie ku trajtohen fëmijët e moshës nën 18 vjet, 36 për qind e fëmijëve marrin antibiotikë në vendet e BE-së, derisa në Kosovë kjo përqindje arrin në 67 për qind", shprehet Raka.
Sipas zotit Raka, masat që janë ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë për parandalimin dhe kontrollin e përdorimit të antibiotikëve, nuk kanë rezultuar si shumë të suksesshme.
"Është bërë nga Ministria e Shëndetësisë hartimi i udhërrëfyesve dhe protokolleve zyrtare, që janë përfunduar vitin e kaluar, derisa pika e dytë ku nuk ka pasur ndonjë arritje është shitja e antibiotikëve pa recetë".
"Kjo mund të rregullohet vetëm me inspektimin e inspektorëve farmaceutik, derisa ngecja është këtu se vetëdijesimi i popullatës. Ata vetë shkojnë në barnatore për të marrë antibiotik. Dhe kjo është fusha që ne si institucion nuk kemi arritur suksese", bën ta ditur Raka.
Edhe qytetarët japin mendimet e tyre rreth blerjes së antibiotikëve.
"Zakonisht unë konsultohem me mjekun, para se të përdor ndonjë ilaç. Por në barnatore merret lirisht pa recetë të mjekut çfarëdo ilaçi që dëshiron pacienti ta blejë. Edhe antibiotiku merret pa recetë, pa kurrfarë problemi", thotë Fllanza Gashi.
Por, farmacistët thonë se vetëm në raste specifike, ilaçet shiten pa recetë.
"Jo ne në barnatore nuk shesim ilaçe pa recetë. E aq më pak antibiotikë. Por nuk e mohoj faktin se ka raste kur edhe i shesim pa recetë në raste specifike", është shprehur Kastriot Bekteshi, farmacist.
Ndërkaq kryetari i shoqatës së farmacistëve të Kosovës, Besim Muzaqi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se në Kosovë, ligji për receta nuk respektohet, as nga mjekët as nga farmacistët, e as nga profesionistë të tjerë shëndetësorë.
"Është fatkeqësi dhënia e antibiotikëve dhe qetësuesve pa recetë. Besoj se edhe Ministria e Shëndetësisë por edhe institucionet tjera relevante duhet ndërmarrin urgjentisht diçka për ndalimin e kësaj dukurie, sepse mund të krijohet rezistencë anti-mikrobike, mund të shkaktohen pasoja të rënda në shëndetin e popullatës dhe gjeneratave të ardhshme", thekson Muzaqi.
Sidoqoftë Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, antibiotikët për 60 vjet me radhë kanë qenë parandaluesit kryesorë të sëmundjeve të ndryshme.
Megjithatë, shumë antibiotikë tashmë kanë humbur efikasitetin dhe ka lindur nevoja e kërkimeve të reja alternative për zëvendësimin e tyre.