Ndërlidhjet

Kosova me Oda të Profesionistëve Shëndetësorë


Ilustrim
Ilustrim
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë. Zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se miratimi i këtij Ligji do të reformojë sistemin shëndetësor të vendit.

Me miratimin e Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor, do të themelohen Oda e mjekëve; Oda e stomatologëve; Oda e farmacistëve dhe Oda e infermierëve, mamive dhe teknikëve.

Avdullah Klinaku, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, flet për rëndësinë e formimit të odave të profesionistëve shëndetësor.

"Ligji për odat është pjesë e pakos legjislative reformuese brenda Ministrisë së Shëndetësisë. Kosova nuk ka pasur më herët oda të profesionistëve. Ne e kemi paraparë si pjesë legjislative përmbajtjesore brenda sistemit shëndetësor dhe është e rëndësishme kompetenca që do t'i ushtrojnë këto oda e që do ta lehtësojnë punën e ministrisë si institucion".

"Qëllimi i miratimit të këtij Ligji është që profesionistët shëndetësorë, fati ne tyre dhe organizimin e jetës profesionale si licencimin, akreditimin, etj, që sot i ushtron MSH-ja, do të udhëhiqen nga oda si pjesë e sistemit të tyre profesional", bën të ditur Klinaku.

Ndërkaq Hysni Bajrami, jurist, njëherësh përgjegjës për hartimi ne ligjit për odat e profesionistëve të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se profesionistët shëndetësorë, përmes odave do të përfaqësojnë interesat e tyre profesionale, promovojnë etikën profesionale, dhe menaxhojnë brenda sistemit të odave.

"Ka një rëndësi të madhe në menaxhimin e burimeve njerëzore profesionale mjekësore. Kompetencat që ka ushtruar Ministria e Shëndetësisë do të kalojnë komplet në oda. Odat i kanë organet e veta, kryetarin e odës, këshillin e etikës profesionale, kuvendin, këshillin mbikëqyrës të odës, gjyqin e nderit, prokurorin".

"Kompetencat që kanë të bëjnë me çështjet e licencimit, edukimit të vazhdueshëm profesional, regjistrimit etj., nga Ministria e Shëndetësisë do të kalojnë komplet ne oda. Kjo do t'ua rrisë përgjegjësin mjekëve , infermierët, stomatologët, farmacistët, të gjithë si komitet mjekësor bëhen përgjegjës për menaxhimin e këtyre përgjegjësive publike", thotë Bajrami.

Edhe vetë profesionistët shëndetësorë flasin për rëndësinë e këtyre odave, e që njëherësh, për herë të parë, do të fillojnë të funksionojnë në Kosovë.

Haxhi Avdyli, neurokirurg, dhe ekspert i grupit për shëndetësi në Lidhjen Demokratike të Kosovës, jep mendimin e tij rreth kësaj çështjeje.

"Miratimi i ligjit për odat paraqet një zhvillim pozitiv sepse faktorizohet roli I profesionistit shëndetësor në vendimmarrje. Shumë kompetenca që i ka pasur Ministria e Shëndetësisë, tash i kalojnë odës së mjekëve dhe shumë ngarkesa që e ka pasur ky institucion si me licencimin e mjekëve, përgjegjësitë e mjekëve në punë, tash do t'i kenë odat e mjekëve".

"Odat gjithashtu edhe do t'i faktorizojnë zgjedhjen e personave që do të merren me këtë punë, çka ka të bëjë direkt me profesionin e mjekut. Mendoj se përfitimi është i dyanshëm. Mjekët faktorizohen për të marrë vendime për veten, për punën e tyre për përgjegjësitë në punë e shumë elemente tjera që janë pjesë e punës së tyre të përditshme", shprehet Avdyli.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG