Ndërlidhjet

EULEX konfirmon arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së


Logo e EULEX-it
Logo e EULEX-it
Misioni evropian për sundimin e ligjit EULEX ka konfirmuar sot arrestimin e shtatë ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën dyshimet për krime lufte.

“Një panel i gjykatësve të EULEX-it dhe atyre të Kosovës në Gjykatën e Apelit në Prishtinë ka modifikuar vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, duke ndryshuar masën e arrestit shtëpiak në paraburgim kundër shtatë të dyshuarve për krime lufte ndaj popullatës civile”, thuhet në njoftimin e misionit të BE-së.

Po sipas tij, paneli ka pranuar apelin e prokurorit special dhe ka hedhur poshtë ankesat e mbrojtjes së të akuzuarve.

“Arsyeja kryesore për caktimin e paraburgimit është rreziku për pengimin e procedurës penale, duke ndikuar në dëshmitarë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë arrestuar shtatë ish-pjesëtarët e UÇK-së në orët e vona të së premtes.

Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi dhe Avni Zabeli ndodheshin në arrest shtëpiak qysh më 25 maj, me vendim të Gjykatës së Apelit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG