Lis Ibërdemaj është një fëmijë 8 vjeç, që ka një pasion të rrallë krahasuar me bashkëmoshatarët e tij, posaçërisht djemtë. Ai vallëzon. Në çdo kohë të lirë që gjen, shoqërohet nga tingujt muzikor dhe sajon lëvizje në vallëzim.
Nuk ka ndonjë hobi tjetër, por është nxënës i jashtëzakonshëm. Është shpallur si më i miri në shkollën e tij ku vijon mësimin. Dhe, pas çdo note të mirë, feston me vallëzim.
Në kuadër të rubrikës sonë IQ, kësaj radhe ju njohim me Lisin.