Veriu do të shkojë në zgjedhje lokale njëkohësisht me komunat tjera, thuhet në qëndrimet e institucioneve të Kosovës.
Ideja që komunat në veri të Kosovës të shkojnë në zgjedhje një javë pasi që procesi i njëjtë të organizohet në komunat tjera, thuhet se është lansuar nga Beogradi në kuadër të bisedimeve me autoritetet e Prishtinës.
Mirëpo, diferencimi i veriut nga komunat tjera, nga Prishtina zyrtare konsiderohet si i papranueshëm.
Zëdhënësi i presidentes së Kosovës, Arbër Vllahiu i ka thënë Radios Evropa e Lirë se është obligim ligjor, por edhe synim që presidentja të shpallë datën e zgjedhjeve komunale për gjithë territorin e Republikës së Kosovës, njëkohësisht.
“Republika e Kosovës është një tërësi territoriale dhe zgjedhjet në gjithë territorin e saj shpallen njëkohësisht. Edhe Marrëveshja e arritur në Bruksel ndërmjet kryeministrave të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, e parasheh që zgjedhjet komunale për komunat në veri të territorit të Kosovës, të mbahen brenda vitit 2013".
"Zgjedhjet komunale në gjithë territorin e Republikës së Kosovës shpallen nga Presidentja dhe organizohen nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës”, ka thënë Vllahiu.
Përderisa presidentja Atifete Jahjaga po zhvillon konsultime me të gjitha partitë dhe subjektet politike të interesuara të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale, mbetet të shihet se si do të përgatitet terreni politik dhe organizativ për mbajtjen e zgjedhjeve edhe në komunat veriore.
Një qartësi më e madhe në këtë aspekt, pritet të ketë pas arritjes eventuale të dakordimit midis Prishtinës dhe Beogradit për planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.
Paraprakisht, pritet të formohet edhe komuna e Mitrovicës veriore.
Ish-ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se nëse marrëveshja përmbyllet me planin e zbatimit, atëherë ende nuk është vonë që edhe komuna e re në Mitrovicë të shkojë njëkohësisht në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Nëse arrihet marrëveshja për implementim dhe nëse zbatimi fillon edhe në terren pa ndonjë pengesë të madhe, atëherë ende ka kohë që edhe në komunën e pjesës veriore të qytetit të Mitrovicës, si edhe në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok të mbahen zgjedhjet sikurse në komunat tjera dhe kësisoj të formojmë një sistem unik të funksionimit të qeverisjes lokale”, ka thënë Ferati.
Zgjedhjet e ardhshme lokale pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti.
Zëdhënësi Arbër Vllahiu ka thënë se presidentja është në fazën finale të konsultimeve me partitë politike për shpalljen e datës së mbajtjes së tyre.
“Procesi i konsultimeve me partitë politike parlamentare dhe subjektet e tjera politike është ende duke u zhvilluar dhe ai pritet që të përmbyllet së shpejti me një takim të përbashkët ku do të përcaktohet një datë për zgjedhjet komunale në Kosovë".
"Shpallja e datës është një zgjidhje e përbashkët dhe ajo përcaktohet në bashkërendim me partitë politike dhe edhe nga përgatitjet e KQZ-së dhe institucionet e tjera që janë bartëse të organizimit të zgjedhjeve”, është shprehur Vllahiu.
Në zgjedhjet e sivjetme lokale, autoritetet e Kosovës do të provojnë që për herë të parë t’i përfshijnë edhe komunat veriore të banuara me shumicë serbe.
Bazuar në marrëveshjen Thaçi – Daçiq, dhe zotimeve që i ka dhënë Qeveria e Serbisë për zbatimin e saj, pritet që edhe shteti serb të luajë një rol në drejtim të sensibilizimit të serbëve të atjeshëm që të dalin dhe marrin pjesë në këto zgjedhje