Ndërlidhjet

Vajzat që bënë histori në majen e Everestit


Mali Everest
Mali Everest
Një grua e re pakistaneze ka bërë histori; ajo është bërë gruaja e parë nga vendi i saj, e cila është ngjitur në Malin Everest.

Dhe jo vetëm. Një gjë të tillë e ka bërë e shoqëruar nga dy vajza të tjera nga India.

Rekordi i dyfishtë është krijuar të dielën kur Samina Baig, 22 vjeçe, ka arritur majën e Everestit së bashku me binjaket indiane, Tashi dhe Nungshi Mallik, 21-vjeçare.

Me to ka qenë edhe vëllai i Saminas, Mirza Ali, 19 vjeç.

Akti ka bërë që Samina të shfaqet të hënën në faqet e para të gazetave pakistaneze. Duke folur për Radio Mashaalin, ajo ka thënë se ka dashur të dërgojë mesazhe për barazinë gjinore dhe paqen.

Samina Baig
Samina Baig
“Misioni ynë ka qenë fuqizimi i grave përmes sportit avanturesk. Pastaj, kemi takuar indianet dhe program i yni, mision i yni është bërë barazia gjinore Indi-Pakistan, në vitin 2013. Kështu, kemi vënë paqe midis dy vendeve dhe nuk duam ngushtime të kufijve. Ne duam paqe. Veçanërisht të rinjtë duan paqe midis dy vendeve”, ka thënë Baig.

Ajo ka folur përmes telefonit satelitor, me të zbritur të ekipit nga mali 8,848-metërsh.

Në maje, Samina dhe binjaket indiane kanë vendosur flamujt e vendeve të tyre përkrah njëri-tjetrit, një gjest simbolik, i cili është vërejtur gjerësisht nga mediat.

Gazeta “Express Tribiune” e Pakistanit e ka cilësuar veprimin si “mesazh për paqe”. Në Indi, gazeta Hindu ka shkruar se ai është “një mesazh i paqes, miqësisë dhe veprimit bashkëpunues”.

Grupi është ngjitur në mal nga ana e Nepalit dhe ka arritur majën në mëngjesin e 19 majit.

Everest është mali më i lartë në botë dhe shtrihet në rajonin e Himalajeve. (v.tela)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG