Ndërlidhjet

Industria e rëndë - ndotës i mjedisit


Industria e rëndë në Kosovë vazhdon të mbetet ndotësi më i madh i ambientit në Kosovë. Mbetjet industria të kësaj industrie, ndërkaq vazhdojnë të paraqesin problem për mjedisin dhe të mbeten të patrajtuara.

Kështu u vlerësua në një tryezë diskutimi mbi çështjet e ndërlidhura me ndikimin e Industrisë së Rëndë në situatën mjedisore në Kosovë.

"Ferronikeli”, “Trepça”, “Sharrcemi”, “Llamkosi”, “Fabrika e Tubave”, industria e gomës “Ballkani”, janë vetëm disa kompani të cilat hynë në kategorinë e industrisë së rëndë në Kosovë.

Nga ndërmarrjet publike, të cilat gjenden në Kosovë, mbetje industriale kanë gati të gjitha këto industri.

Vetëm në gjigantin metalurgjik “Trepça”, gjatë 80 vjet të punës së tij, janë akumuluar 80 milionë mbetje industriale të cilat vazhdojnë të ndotin mjedisin në Kosovë.

Për trajtimin e mbetjeve industriale, siç thekson Ilir Morina nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duhet të merret Qeveria e Kosovës.

Ne do të shohim se çfarë mundësi kanë këto industri të rënda që kanë trashëguar ndotje ekstreme të këqija, si mund t’i ndajmë nga e kaluara. Të gjitha mbetjet nga e kaluara i takojnë qeveris, pasi që nuk ka mundësi që një investitorë i ri i cili vije në Trepçë apo në KEK që ka trashëguara një mbetje 60 vjeçare dhe të investojë miliarda euro e pastaj të investojë në prodhim”, thotë ai.

Sipas studimeve të bëra nga mekanizma të ndryshëm në Kosovë është vlerësuar se në repartet e spitaleve të Kosovës, 21 për qind e pacientëve nga të gjitha sëmundjet malinje janë diagnostikuar dhe trajtuar nga kanceri në mushkëri.

Tri shkaqet kryesore për këtë situatë ishte vlerësuar të jenë faktorët e mjedisit të tilla si kushtet e jetesës, cilësia e keqe e ujit të pijshëm dhe ndotja e ajrit.

Nga një studim i bërë ku është krahasuar rajoni i Obiliqt, aty ku gjendet termocentrali Kosova A, me rajonin e Prizrenit, del se dy herë më shumë raste të kancerit janë në rajonin e Obiliqit.

Përfaqësuesi i Komitetit të Industrive të Rënda, Ylber Burgija, bën të ditur se kompanitë të cilat hynë në industrinë e rëndë kanë bërë investime në pajisje për mbrojtje të mjedisit, por që për të pasur një ambient më të pastër dhe të shëndetshëm duhet organizmi i të gjithë mekanizmave që janë në Kosovë.

Mbrojtja e mjedisit dhe shëndetit është njëra prej përgjegjësive më të mëdha të një shoqërie. Bashkëpunimi i ndërsjellët është një parakusht për kultivimin e një mjedisi të pastër dhe të shëndosh për të gjithë. Si rezultat i kësaj, sektori industrial ka vendosur investimin e resurseve të konsiderueshme financiare dhe njerëzore për angazhim sa më progresiv në këtë drejtim”, shprehet Burgija.

Shoqëria civile, ndërkaq ka kritikuar autoritet e Kosovës për mbështetjen e vogël që është duke bërë për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë.

Agron Bektashi nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), theksoi se buxheti i limituar për këtë fushe pamundëson mbrojtjen e mjedisit në Kosovë.

“Prioritet e Qeverisë së Kosovës ndaj mjedisit janë ende të ulëta për shkak se problemet ekonomike dhe sociale ende janë aq të mëdha sa që mjedisi nuk po mundet të vjen në rend”, thekson ai.
XS
SM
MD
LG