Prishtina dhe Beogradi pritet të vazhdojnë të martën në Bruksel bisedimet në lidhje me planin e zbatimit të marrëveshjes Thaçi-Daçiq të arritur më 19 prill.
Edhe ky raund bisedimesh pritet të kryesohet nga Drejtori i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Fernando Gentilini, i cili në takimin paraprak të 25 prillit, u kishte ofruar palëve një draft plan mbi bazën e të cilit po diskutohet dakordimi i mundshëm.
Në këtë draft plan, janë pesë çështje të cilat do të diskutohen dhe mbi bazën e tyre pritet të arrihet marrëveshja eventuale, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i cili do ta udhëheqë delegacionin nga Kosova në këtë takim.
“E para ka të bëj me mënyrën e themelimit të asociacionit të komunave, çështja e dytë me funksionimin dhe shpërbërjen e policisë të MUP-it të Serbisë dhe integrimin e plotë në Policinë e Kosovës të pjesëtarëve të policisë së Kosovës të cilët për momentin mund të themi se i kanë nga dy kapela, atë të Policisë së Kosovës dhe të MUP-it serb”.
“Pastaj, yshtja e tretë ka të bëjë me sistemin e drejtësisë, e katërta me organizimin e zgjedhjeve lokale në nivelin e tërë Kosovës njëkohësisht dhe çështja e pestë ka të bëj me trupat mbikëqyrëse të kësaj marrëveshje”, ka thënë Kuçi për Radion Evropa e Lirë.
Zëvendëskryeministri Kuçi tha se takimi me palën serbe në Bruksel pritet të zgjasë dy ditë.
Në bazë të planit të zbatimit, ai tha se pritet që të harmonizohen qëndrimet në lidhje me afatet e zbatimit të secilës pikë si dhe caktimin e akterëve dhe trupave monitorues.
“Pala kosovare ka vullnet që ta zbatojë marrëveshjen dhe presim që edhe pala serbe të reflektojë njësoj”, ka thënë Kuçi.
Nëse palët merren vesh rreth plani të zbatimit të marrëveshjes 19 pikëshe Thaçi – Daçiq, atëherë, sipas delegacionit të Prishtinës, do të pasonte edhe procedura e nënshkrimit të marrëveshjes nga të dy kryeministrat dhe ndërmjetësuesja në këtë dialog, baronesha Catherine Ashton.
“Ne kemi dhënë një propozim që marrëveshja do të duhet të jetë e nënshkruar nga të dy kryeministrat dhe zonja Ashton. Po ashtu, kemi propozuar që të kemi një trup mbikëqyrës për zbatim i cili do të përbëhej nga dy kryeministrat dhe zonja Ashton dhe i cili do të kishte takime të shpeshta të përbashkëta dhe do të raportonin për gjendjen se si është në terren”, ka thënë Kuçi.
Ndërkohë, lideri opozitar, Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shprehur dyshime nëse Serbia ka gatishmëri të zbatojë marrëveshjen me Kosovën.
Sipas tij, palët mund të përfundojnë anën formale të nënshkrimit, por zbatimi i saj, do të jetë shumë më i vështirë, për shkak të politikës që Beogradi ndjek në raport me Kosovën.
“Unë dyshoj se Serbia ka vullnet ta implementojë marrëveshjen. Në qoftë se nuk bëhet deri me 20 qershor, atëherë edhe marrëveshja do të jetë një mashtrim i madh edhe për komunitetin ndërkombëtar, veçmas BE-në por edhe për Kosovën dhe Serbinë, sepse nëse pas datës 20 Serbia fillon procedurat për anëtarësim në BE, atëherë askush nuk garanton se ajo do të kthehet dhe të implementohen pjesët e marrëveshjes që kanë të bëjnë kryesisht me zgjedhjet në veri, me shpërbërjen e strukturave në veri dhe heqjen e barrikadave dhe lirinë e lëvizjes në veri”, ka thënë Mustafa.
Marrëveshja Prishtinë – Beograd ishte parafuar pas një seri takimesh midis kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiq të ndërmjetësuara nga shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.
Tani, delegacionet po i diskutojnë edhe detajet e planit të zbatimit të saj para se ajo të merr edhe formën finale. Kjo marrëveshje ka përcaktuar kompetencat e asociacionit të komunave serbe në Kosovë si përpjekje për integrimin e pjesës veriore.
Ndërkaq në interpretimin diplomatik të saj është cilësuar edhe si marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Brukseli u ka bërë me dije palëve se nëse tregojnë konstruktivitet dhe shenjat e para të zbatimit të saj, atëherë më 25 qershor Serbia do të fitonte datën e nisjes së negociatave për anëtarësim në BE, kurse Kosova datën e nisjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.