Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka thënë se administrata Obama nuk përjashton më armatosjen e rebelëve sirianë.
Kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë amerikan thotë haptazi se Shtetet e Bashkuara janë duke shqyrtuar kundërshtimin e tyre për furnizimin me armë të forcave rebele.
“Ju i shikoni të gjitha opsionet. Nuk do të thotë se i bëni ose do t’i bëni. Këto janë opsione që duhet të shqyrtohen me partnerët, me komunitetin ndërkombëtar. Cili është i mundur, çfarë mund të ndihmojë në përmbushjen e objektivave? Ne kemi përgjegjësi”, u ka thënë Hagel gazetarëve në Uashington.
Shtetet e Bashkuara kanë furnizuar forcat opozitare të Sirisë me ndihmë jovdekjeprurëse.
Disa zyrtarë amerikanë kanë shprehur shqetësimin se armët mund të bien në duart e militantëve anti-amerikanë.
Por, diskutimet për furnizimin eventual janë intensifikuar pasi zyrtarët, javën e kaluar, kanë thënë se ka indikacione për përdorimin e armëve kimike në konfliktin e Sirisë.
Opozita siriane dhe regjimi kanë fajësuar njëri-tjetrin për sulme të dyshuara me armë kimike.
Rebelët sunitë të Sirisë besohet se sigurojnë armë nga Katari dhe Arabia Saudite, ndërsa regjimi sirian është i lidhur me Iranin dhe Rusinë.
Më 2 maj, presidenti Barack Obama është shprehur i matur ndaj armatosjes së rebelëve, duke përmendur rrezikun e shpërthimit të një konflikti më të gjerë sektar.
“Ne e dimë se regjimi i (presidentit të Sirisë) Assadit nuk është duke marrë vetëm ndihmë jovdekjeprurëse, por edhe trajnim dhe mbështetje nga vendet jashtë Sirisë. Duam të vlerësojmë dhe të sigurohemi se çdo hap që ndërmarrim avancon ditën e rrëzimit të Assadit”, ka thënë Obama.
Duke folur në Meksiko Siti, ai ka shtuar:
“Duam të shohim para se të kërcejmë. Duam të sigurohemi se ajo që bëjmë është e dobishme dhe jo më vdekjepurëse apo më komplekse”, ka thënë presidenti amerikan.
Në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka biseduar me ambasadorët e Këshillit të Sigurimit rreth bllokimit të përpjekjeve ndërkombëtare për fundin e konfliktit.
Bisedimet kanë pasuar raportet se i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për konfliktin në Siri, Lakhdar Brahimi, po përgatitet të largohet, për shkak të zemërimit me mosmarrëveshjet ndërkombëtare.
OKB ka bërë të ditur se Ban ka takuar ambasadorët e pesë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që kanë të drejtë vetoje – Britaninë, Kinën, Francën, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara.
Pikëpamjet e kundërta mbi konfliktin kanë penguar formimin e një fushate të unifikuar ndërkombëtare.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Qeveria siriane të lërë pushtetin, ndërsa Rusia ka refuzuar vazhdimisht ndërhyrjen ndërkombëtare.
Ndërmjetësimi i Brahimit është kritikuar po ashtu nga opozita në Siri. Sipas saj, regjimi ka refuzuar të merret me diplomatin alegjerian.
Aktivistët e opozitës kanë thënë të enjten se forcat besnike të regjimit kanë vrarë së paku 50 njerëz në fshatin Baida. Konfirmim të pavarur për rastin nuk ka pasur.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se janë vrarë mbi 70,000 njerëz që nga shpërthimi i konfliktit në Siri, më shumë se dy vjet më parë.(v.tela)