Kanë mbetur edhe pak muaj kur projekti i autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë të përfundojë në tërësi.
Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë se në fund të këtij viti autostrada do të lëshohet për qarkullim. Derisa, kostoja përfundimtare e këtij projekti, sipas tyre, pritet të jetë 800 milionë euro.
Projekti më i madh i Qeverisë së Kosovës, autostrada Prishtinë – Vërmicë që mban emrin e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, kishte filluar të ndërtohet në prill të vitit 2010.
Deri më tani në qarkullim janë lëshuar 60.4 kilometra, derisa deri në fund të këtij viti kur edhe do të përfundojë ky projekt, kanë mbetur edhe 40 kilometra të tjerë.
Këshilltari në Ministrinë e Infrastrukturës, Lah Nitaj thotë për Radion Evropa e Lirë se punimet në autostradës Prishtinë - Vërmicë po ecin sipas dinamikës së planifikuar dhe po punohet intensivisht në trasenë e autostradës.
Aktualisht, siç thotë Nitaj, po punohet në seksionin 8 dhe 9 të autostradës, ndërsa pas përcaktimit të disa detajeve teknike të grupit mbikëqyrës, së shpejti do të nisë edhe seksioni 7 në mënyrë që të kompletohet i tërë segmenti i autostradës.
“Pesë seksionet e lëshuara janë realizuar me një kohë rekorde, presim që ky tempo të vazhdojë edhe në tre seksionet që kanë mbetur në mënyrë ashtu siç është edhe zotimi i Qeverisë, dhe kompanisë që ndërton autostradën, në fund të vitit të gjithë qytetarët të mund të shfrytëzojnë dhe të jetë projekt i finalizuar”, thekson Nitaj.
Kostoja e autostradës kishte qenë një nga çështjet më të diskutuara në Kosovë, nga shoqëria civile, partitë opozitare dhe ekspertë të çështjeve ekonomike.
Ishte konsideruar se kontrata e këtij projekti nuk kishte qenë transparente, ndërsa çmimi ishte konsideruar i lartë.
Ishin thënë çmime të ndryshme për këtë projekt. Ishte thënë se për këtë projekt Qeveria do të paguajë mbi 1 miliard euro. Por, zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se çmimi përfundimtar i autostradës pritet të jetë 800 milionë euro.
Lah Nitaj sqaron se pagesa për kompaninë e cila po ndërton autostradën është bërë në baza periodike, mujore.
Deri në fund të vitit të kaluar është bërë një pagesë deri në 580 milionë euro, ndërsa në tre mujorin e këtij viti janë proceduara edhe disa pagesa dhe deri tani janë paguar rreth 600 milion euro.
“Ka një kontratë ndërmjet Qeverisë së Kosovës e cila po respektohet dhe po zbatohet dhe ne presim që deri në fund të realizmit të projekti që kostoja përfundimtare e autostradës të jetë 800 milion euro”, thekson Nitaj, duke shtuar se traseja e autostradës po ndërtohet sipas projektit dhe nuk ka pasur ndryshime .
Sidoqoftë, projekti i autostradës, Ibrahim Rugova vazhdon të kritikohet nga ekspertë të fushës së ekonomisë.
Lumir Abdixhiku konsideron se autostradat janë projekte që duhet të bëhen, por në momente kur krijohen edhe kushtet ekonomike.
Problemet thelbësore që i ka Kosova si papunësinë dhe varfrinë, vlerëson ai, nuk arrijnë të zbuten me ndërtimin e autostradave.
“Për çudi dhe është habi e madhe se si ne do të vazhdojmë me politika të njëjta
të asfaltit edhe për disa vite të ardhshme. Pasi që në momentin e parë që në përmbyllim autostradën me Shqipërinë në do të fillojmë një të re, autostradën për Shkup. Sikur nuk po mësojmë prej gabimeve tona dhe nuk po mësojmë se autostrada nuk sjell vende të reja të punës. Autostrada nuk është vet zhvillimi ekonomik”, shprehet Abdixhiku.
Autostradat, thotë Abdixhiku, do të kishte qenë mirë sikur të bëheshin paralelisht më ngritjen e kapaciteteve vendore si prodhim që e në këtë mënyrë, siç shprehet ai, autostradat t’i shërbejnë prodhimit vendor që të eksportojë.
Ndërtimin e autostradës Ibrahim Rugova është duke e bërë konsorciumi “Bechtel&Enka”.