Vetëm një numër i vogël i kompanive private në Kosovë udhëhiqen nga gratë, edhe pse ekzistojnë gra të suksesshme në zhvillimin e aktiviteteve ekonomike, thonë përfaqësuese të organizatave joqeveritare në vend.
Sipas tyre, autoritetet kompetente në fjalime publike vazhdimisht theksojnë përkrahje për gratë në ndërmarrësi, por që në praktikë nuk mbështeten fare.
Hamide Latifi, udhëheqëse e organizatës joqeveritare “Gratë në Biznes” për Radion Evropa e Lirë, thotë se kompanitë që udhëhiqen nga gratë, në të shumtën e rasteve janë biznese të vogla që merren me prodhimin e ushqimit, shërbimeve dhe industrisë se tekstilit, e që veprimtarinë e tyre e kanë filluar nga kushtet e vështira socio-ekonomike, apo lufta për ekzistencë.
Ndërkaq, për rritjen e biznesit apo për regjistrimin e ndonjë ndërmarrjeje me kapital më të madh material, nuk ka pasur ndonjë motivim nga autoritetet kompetente, thotë Latifi.
“Në Kosovë ka pasur një rritje të vogël të ndërmarrjeve të filluara nga gratë. Fushat kryesore ku janë të inkuadruara gratë janë fushat e industrisë së ushqimit, shërbimeve, tekstilit dhe disa veprimtari të tjera".
"Deri më tani, sa kam parë nga puna që bëjnë në përkrahje të grave ndërmarrëse, nga institucionete Kosovës ka shumë pak përkrahje. Verbalisht flitet, ato përmenden në shumë fjalime publike të liderëve politikë, mirëpo konkretisht bëhet shumë pak, ose hiq fare”, thotë Latifi.
Gjithashtu, thekson Latifi, edhe paragjykimet e shoqërisë se një femër mund të jetë pronare e suksesshme, ndikojnë që gratë të jenë më pak të pranishme në fushën e biznesit. Megjithatë, ajo vlerëson se disa gra kanë të treguar rezultate në veprimtaritë e tyre ekonomike.
“Ka paragjykime, sidomos nëse është një shoqëri me zhvillim të ulët ekonomik, arsimor dhe kulturor, ka predispozita paragjykuese shumë më shumë se sa në mjedise më të zhvilluara. Mirëpo, këto paragjykime, po thyhen ngadalë me gra ndërmarrëse shumë të suksesshme, të cilat fillojnë nga nevoja e më pas zgjerojnë aktivitetin e tyre”, shton Latifi.
Gëzime Rexhepi, është pronare e institucionit parashkollor “Bardha”në Prishtinë. Ajo ka filluar punën në vitin 2005, me vetëm një kopsht për fëmijë, por që me angazhim dhe punë, thotë ajo, ka arritur që për çdo vit të zgjerojë kapacitetet me nga një objekt.
Rexhepi tregon se tashmë ka gjashtë objekte funksionale, ndërsa udhëheq me 62 punëtorë.
Ajo konsideron se pavarësisht sfidave në këtë fushë, femrat duhet të jenë më të guximshme për të themeluar bizneset e tyre, sepse rezultatet nuk mungojnë.
Megjithatë, Rexhepi thotë se deri më tani nuk ka pasur ndonjë vështirësi në zhvillimin e aktivitetit të saj, dhe që asnjëherë herë nuk ka kërkuar ndonjë mbështetje, qoftë materiale apo diçka tjetër nga autoritetet qeveritare ose lokale.
“Gjatë zhvillimit të biznesit, nëse të hyrat realizohen ashtu sipas planifikimit dhe kapacitetit, numrit të punëtorëve, unë nuk kam hasur ndonjë vështirësi dhe nuk kam bërë ndonjë kërkesë nga Qeveria që ata të më ndihmojnë mua”, tregon Rexhepi.
Ndryshe, udhëheqës të Ministrisë së Tregtisë, tashmë kanë deklaruar se kanë marrë disa iniciativa për fuqizimin e grave në biznes. Përmes iniciativave MTI synon të rrisë numrin e bizneseve të themeluara nga femrat, të rrisë ambiciet e ndërmarrëseve për të zgjeruar bizneset e tyre dhe të inspirojë më shumë femra që të bëhen udhëheqëse të bizneseve.

Ka paragjykime, sidomos nëse është një shoqëri me zhvillim të ulët ekonomik, arsimor dhe kulturor, ka predispozita paragjykuese shumë më shumë se sa në mjedise më të zhvilluara.