Ndërlidhjet

Sektori financiar - në rrezik


Ilustrim
Ilustrim
Sektori financiar në Kosovë vazhdon të jetë i qëndrueshëm dhe stabil, por trendët negative financiare në eurozonë mund të barten edhe në Kosovë, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë.

Kjo për arsye se siç thonë ata 90 për qind e aseteve financiarë bankat në Kosovës i mbajnë jashtë në bankat e vendeve të Evropës.

Sektori Financiar në Kosovë edhe nga raportet e mekanizmave vendorë dhe ndërkombëtarë ishte cilësuar si njëri nga sektorët më të qëndrueshëm në Kosovë

Banka Qendrorë e Kosovës në raportin e fundit të stabilitetit financiar kishte thënë se në vitin 2012 sektori financiar ishte karakterizuar më nivel të kënaqshëm të qëndrueshmërisë edhe pse asetet e sektorit financiar u rritën me trend më të ngadalshëm.

Deri në qershor 2012, vlera e përgjithshme e aseteve të sektorit financiar arriti në 4.8 miliard euro, që tregon për një ngadalësim të rritjes nga 13.2 për qind në qershor 2011 në 4.8 për qind në qershor 2012.

Përderisa asetet e bankave komerciale vazhduan të dominojnë strukturën e aseteve të sektorit financiar me 74.6 për qind të gjithsej aseteve në qershor 2012, ngadalësimi i trendit të rritjes së tyre ka përcaktuar edhe trendin e rritjes së gjithsej aseteve të sektorit financiar.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Musa Limani thotë për Radion Evropa e Lirë se sektori financiar në Kosovë aktualisht është stabil, pasi që bankat kanë pasur një qëndrim më të ashpër ndaj politikës kreditore dhe nuk kanë lejuar ndonjë çrregullim sa i përket tregut financiar, por që sipas tij, ky stabilitet mund të lëkundet.

Duke u bazuar në trendet negative financiare në eurozonë, duke marrë parasysh Greqinë, Qipron dhe shtet tjera evropiane që po përballen me probleme financiare, mund të barten edhe në Kosovë, për arsye se 90 për qind e aseteve financiare në bankat e Kosovës i mbajnë bankat e jashtme që janë nga vendet e Evropës. Çdo çrregullim që bëhet në fushën e financave në tregun financiar mund të reflektohet edhe në Kosovë”, shprehet profesor Limani.

Ndryshe nga profesor Limani mendon eksperti çështjeve ekonomike, Mejdi Bektashi.

Momentalisht sektori bankar në Kosovë është shumë stabil dhe është një storie e suksesit me veprimtaritë dhe sektorët tjera. Momentalisht kemi 2 miliardë euro depozita që janë në 9 bankat komerciale në Kosovë dhe të cilat banka janë rreptë të mbikëqyrua nga Banka Qendrore e Kosovës”, thekson Bektashi.

Bektashi nuk beson që kriza financiare në Evropë të ketë refleksione në sektorin financiarë në Kosovë.

Ai shprehet i bindur se astet financiare mbahen brenda bankave në Kosovë dhe nuk iu ekspozohen ndonjë rreziku-.

Me rregullativën e re që është aprovuar nga BQK-ja kemi një qasje shumë konservative që ndikon që pjesa më e madhe e mjeteve të jenë në Kosovë, por problemi kryesorë qëndron në atë që një pjesë e mjeteve që janë të depozituara nuk janë të plasuara si kredi për shkak të normave të larta të kamatave”, thotë ai.

Sidoqoftë, profesori i ekonomisë Musa Limani thotë se përballë këtyre trendëve negative që janë duke ndodhur në vendet e eurozonës, Kosova duhet të marrë masa në ruajtjen e stabilitetit financiar që ka aktualisht.

Qeveria e Kosovës dhe Banka Qendrore e Kosovës është bartëse dhe i ka të gjitha kompetencat prandaj ajo edhe duhet të ‘nuhas” nëse vjen deri te destabilitetit i sektorit financiarë dhe të merr masa adekuate”, bën të ditur Limani.

Numri i institucioneve financiare në sektorin financiar të Kosovës nuk ka shënuar ndonjë ndryshim të rëndësishëm gjatë periudhës së fundit.

Sektori financiar në vend numëron gjithsej 78 institucione financiare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG