Ndërlidhjet

MZHE: Privatizimi i PTK-së, në harmoni me Kushtetutën


PTK
PTK
Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka konstatuar se privatizimi i 75 për qind të aksioneve të Postë-Telekomit të Kosovës është bërë në harmoni të plotë me Kushtetutën dhe Ligjet e Republikës.

Qeveria e Kosovës, të martën, ka miratuar shitjen te kompania gjermane "AXOS- capital”, në konsorcium me “ Najafi Companies LLC" dhe me partnerët e saj.

“Garancitë për kredibilitetin e këtij grupi të investitorëve janë dhënë edhe nga shtetet e origjinës së investitorëve. Rëndësia e këtij procesi është konfirmuar dje përmes qëndrimit të përbashkët të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë, të SHBA-së si dhe të Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në komunikatën e MZHE-së.

Lexoni edhe këtë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG