Ligji i ri, i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës më 4 prill të këtij viti, ndalon pirjen e duhanit 100 për qind në hapësira publike.
Ligji për kontrollin e duhanit ka qenë në fuqi, mirëpo asnjëherë nuk është zbatuar në vendin tonë, për shkak se hapësirat e ndara prej 30 për qind ku lejohej tymosja dhe 70 për qind ku ndalohej duhani, në të njëjtin ambient të mbyllur, nuk ka funksionuar.
Në rubrikën tonë të përjavshme, VOX, sjellim mendimet e disa të rinjve se a do të respektohet Ligji për kontrollin e duhanit, i cili ndalon 100 për qind tymosjen në vendet e mbyllura publike.
Arianit Berisha thotë se kjo do të ndodhë pas shumë vjetësh ndoshta dhe jo tash, edhe pse ligji është në fuqi.
"Mbas shumë vjetëve. Tash nuk e besoj se do të zbatohet ligji. Janë mësuar njerëzit të pinë duhan në ambiente të mbyllura dhe duhet të ndërrojë mentaliteti së pari, pastaj të respektohet ligji 100 për qind", thotë Arianiti.
Edhe Miranda Ibrahimi pohon se të rinjtë tymosin shumë duhan, andaj duhet kohë deri në zbatimin e ligjit 100 për qind.
"Ndoshta pas një kohe. Të rinjtë e përdorin shumë duhanin, andaj është problem të respektohet ligji", pohon Miranda.
Të njëjtin mendim ka edhe Saranda Rexhaj:
"Nuk besoj që do të respektohet. Shumë të rinj tymosin cigare".
Derisa Krenar Kryeziu, edhe pse duhanpirës, thotë se ligji duhet respektohet.
"Duhet të respektohet ligji. Nuk është i dobishëm duhani. Sa e respektojnë, nuk e di, por unë mendoj se duhet ta respektojnë", mendon Krenari.
Shqetësues mbetet sidomos tymosja nga e duhanit nga femrat shtatzënë. Nga një studim që ka bërë OBSH-ja për pirjen e duhanit, thuhet se 20.9 për qind e grave shtatzëna tymosin duhan dhe 53 për qind e të sapolindurve janë të ekspozuar ndaj duhanit.
Mendimin e saj për pirje ose ndalim të duhanit në hapësira të mbyllura publike e jep edhe Fatmire Ademaj:
"Unë mendoj se nuk do të respektohet, sepse jemi një popull që nuk jemi të vetëdijesuar shumë. Kjo është vërejtur edhe prej shumë ligjeve tjera që kanë hyrë në fuqi, edhe nuk respektohen".
Në një tjetër hulumtim të bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë rreth 82 për qind e atyre që kurrë nuk kanë tymosur duhan dhe 95 e atyre që tash tymosin duhan, janë të ekspozuar në thithje pasive të tymit të duhanit.
Besnik Llugaxhiu thotë ta ketë mirëpritur Ligjin për kontrollin e duhanit, në mënyrë që të mbrohet shëndeti.
"Kjo varet nga inspektorët, megjithatë nuk mendoj se do të respektohet 100 për qind. Kohëve të fundit edhe Oda Ekonomike ka reaguar dhe nuk mendoj se do të gjejë përkrahje. Ne po e shohim që në çdo vend ku hyn, ka tym duhani. Përndryshe, unë e kam mirëpritur Ligjin kundër duhanit, sepse duhani dëmton shëndetin", shprehet Besniku.
Por, Edon Maloku, 22 vjeç, student i Fakultetit Ekonomik shpreh dyshime se do të respektohet ky ligj:
"Mirë do të ishte sikur të respektohej , pasi që ka shumë njerëz që nuk e pinë, edhe të gjithë e dimë që i bën dëm shëndetit. Por, nuk e di a do të respektohet ligji nga shoqëria?!".
Mehmet Avdyli thotë se ligjin duhet ta respektojnë të gjithë, përndryshe lindin probleme mes lokaleve afariste.
"Mendoj që po, por problemi është që lokalet afariste do të kenë problem. Ata që tymosin duhan, nuk do t'i frekuentojnë lokalet ku nuk pihet duhan, dhe nëse ndonjë lokal tjetër lejon, atëherë do të kenë probleme mes vete", thotë Mehmeti.
Por, se nevojitet kohë derisa ligji të respektohet, ky është një fakt që e përmend edhe e reja Bertina Zeqiri:
"Nëse ligji ka hyrë në fuqi, duhet të respektohet. Është për të mirën e gjithëve, por mendoj se duhet kohë".
Zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, thonë se, sipas hulumtimeve, rreth 500 mijë njerëz në vendin tonë e konsumojnë duhanin në mënyrë të rregullt.