Rreth 95 për qind e personave të lartë publikë, vlerësohet se kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit.
Ky proces kërkohet në bazë të Ligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, bëjnë të ditur zyrtarë të Agjencisë.
Sipas Ligjit, mbi 3,600 persona të lartë publikë janë të obliguar ta përfundojnë këtë proces, ndërkaq afati ligjor për të deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, ka përfunduar, pasi ka qenë nga 1 deri më 31 mars.
Afrim Atashi, drejtor i departamentit të parandalimit në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, thotë se pas verifikimit të listave do të njoftohet opinioni publik se kush e ka deklaruar apo nuk e ka deklaruar pasurinë.
"Kemi një masë të madhe të deklarimit të zyrtarëve të lartë, do të thotë mbi 95 për qind, kemi më shumë se vitin e kaluar, por verifikim i listave ende nuk është bërë dhe ne, pasi të përfundojmë verifikimin e listave, para se të përfundojmë edhe deklaratat që vijnë më postë, pasi që duhet të presim, atëherë dalim më një komunikatë që të njoftojmë opinionin publik, se sa ka qenë shifra e deklarimit të pasurisë, dhe kush e ka deklaruar apo nuk e ka deklaruar”, thekson Atashi.
Në bazë të Kodit Penal të Republikës se Kosovës, miratuar vitin e kaluar, mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave apo ndonjë dobie tjetër materiale konsiderohet vepër penale.
Për këtë personat dënohen më gjobë dhe më burgim prej 6 muaj deri në pesë vjet.
Megjithatë, Petrit Zogaj, nga Organizata Joqeveritare “Fol” dyshon se jo të gjithë zyrtarët publikë deklarojnë pasurinë e vërtetë të tyre.
Kjo organizatë që nga viti 2008 ka bërë monitorimin e pasurisë se personave zyrtarë, dhe në bazë të asaj, Zogaj, thekson se pasuria nuk ka qenë reale asnjëherë.
“Për faktin se zyrtarë të caktuar kanë tentuar që pasuritë e patundshme të ngritin çmimet, që janë çmime jashtë tregut, në mënyrë që eventualisht, pastaj ta arsyetojnë pasurinë që kanë grumbulluar derisa kanë ushtruar funksionin publikë. Nuk ka qenë asnjëherë reale, pasi zyrtarë të ndryshëm kanë tentuar që deklarimin, por zëmë të viteve 2000-ta, nuk e kanë treguar prejardhjen, por e kanë paraqitur si donacion”, thotë Zogaj për Radion Evropa e Lirë.
Se zyrtarët publikë kanë pasuri të jashtëzakonshme, Zogaj thotë se dëshmon edhe raporti i fundit i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit.
Sipas këtij raporti nga viti 2008 deri në vitin 2012, nëntë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasuri që kalojnë milionat.
Zogaj, për këtë kërkon që të verifikohet prejardhja e pasurisë se tyre, pasi sipas tij, pagat që marrin nuk mundësojnë të bëhen milionerë.
“Unë besoj se nuk ka kushte për tu bërë milionerë si zyrtarë publikë, e ne kemi parë se paga vjetore e kryeministrit nuk e mbërrin as 20 mijë euro, dhe rrogat e të gjithë zyrtarëve të tjerë janë më të ulëta. Dhe nuk ka mundësi që me një rrogë të një zyrtari publik, edhe nëse nuk shpenzojnë asnjë centë, të bëhen milionerë".
"E për zyrtarët të cilët e kanë marrë detyrën do të duhet të dihej se më çfarë pasurie ka hyrë në funksionin publik, më çfarë pasurie është duke ushtruar këtë funksion, apo më çfarë pasurie është duke dalë”, thekson Zogaj.
Ligji për deklarimin dhe prejardhjen e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, rregullon kontrollin publik të pasurisë, të hyrat dhe përfitimet e tjera materiale.
Ligji obligon të gjithë zyrtarët që të deklarojnë pasurinë e tundshme, atë të patundshme, paratë e gatshme nëpër banka, aksionet në shoqëri komerciale, letra me vlerë, para të gatshme në institucionet kreditore, borxhet, të hyrat vjetore si dhe prejardhjen e tyre.