Ndërlidhjet

Jahjaga: Prona e Kishës Ortodokse u rregullua me Planin Ahtisaari


Presidentja Atifete Jahjaga
Presidentja Atifete Jahjaga
Presidentja Atifete Jahjaga reagon për debatin e kontestimit të pronës publike që u ngrit të premten në Parlament, duke e kundërshtuar atë, pasi e cilëson si përpjekje të ndërhyrjes në pavarësinë e një institucioni.

Në një pronocim të Zyrës së presidentes për Radion Evropa e Lirë thuhet se Jahjaga është shqetësuar për këtë debat, i cili konteston të drejtën e Kishës Ortodokse Serbe mbi pronën që i është definuar në të kaluarën dhe problemet që mund të sjellë ky debat.

“Çështja e pronave në Kosovë dhe marrëdhëniet e tjera juridiko-civile, si dhe privatizimi i ndërmarrjeve, duhen parë në kontekstin e kohës dhe të rrethanave dhe duhet respektuar të gjitha procedurat ligjore”, shkruan në reagimin e Presidencës.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës e shpreh mospajtimin me debatin në Kuvend, me të cilin tentohet që të bëhet kontestimi i trashëgimisë kulturore e fetare ortodokse serbe në Kosovë. Kjo çështje është e rregulluar shumë qartë me ligjet e Republikës së Kosovës dhe me Pakon e Ahtisaarit, si dhe është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Të premten në Kuvendin e Kosovës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka propozuar një rezolutë me katër pika, lidhur me, siç ka thënë, tjetërsimin e pronës publike dhe shoqërore gjatë periudhës 22 mars 1989 deri më 10 qershor 1999.

Ky dokument që i referohet “subjektit juridik publik” dhe bashkësive fetare, përfshirë Kishën Ortodokse Serbe, kërkon që të gjitha kontratat publike të lidhura gjatë kësaj periudhe dhjetëvjeçe, të konsiderohen si të pavlefshme dhe nuk krijojnë asnjë efekt juridik.

Ndërkaq, zyra e presidentes thekson se Jahjaga “është e thirrur të mbrojë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, në rastin e kontestimit të të drejtave dhe lirive të të gjithë qytetarëve të vendit, dhe në këtë rrafsh edhe të komunitetit serb në Kosovë, të trashëgimisë fetare dhe kulturore, si dhe të pacënushmërisë së pronës së Kishës Ortodokse Serbe në Republikën e Kosovës, si komunitet fetar i barabartë”, thotë Presidenca në prononcimin e dërguar Radios Evropa e Lirë.

Dhjetëraa protesta janë zhvilluar së fundi kundër pronës së Manastirit të Deçanit, ku banorët e fshatrave përreth ankohen pse prona e tyre është tjetërsuar në dy dekadat e fundit gjatë kohës së regjimit serb.
XS
SM
MD
LG