Me 71 vota për, 2 abstenime dhe asnjë votë kundër, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi sot Ligjin për kontrollin e duhanit.
Me këtë ligj përcaktohen masat për ndalimin, kufizimin e përdorimit të duhanit të produkteve të duhanit.
Me ligjin e ri, ndalohet pirja e duhanit 100 për qind në hapësira publike, hapësira të punës, mjetet e transportit publik dhe në disa hapësira të hapura të përcaktuara sipas këtij ligji.
Në debatin e zhvilluar në Kuvend gjatë amandamentimit të këtij ligji, Ministri Ferid Agani ka falënderuar të gjithë deputetët që me argumentet e tyre i kanë kontribuar miratimit të këtij ligji të sponzoruar nga Ministria e Shëndetësisë.