Kandidatët për kryetarë komune gjatë fushatës së zgjedhjeve vendore pothuajse në çdo qytet të Maqedonisë, madje edhe zonat e thella rurale, kanë premtuar se do të angazhohen për hapjen e zonave të lira ekonomike, të cilat do të kontribuonin në rritjen e standardit jetësor dhe uljen e shkallës së lartë të papunësisë.
Ndërkohë, edhe Qeveria e Maqedonisë ka paralajmëruar hapjen e katër zonave të reja ekonomike në Maqedoni, duke bërë të ditur se për këtë qëllim ka ndarë një buxhet prej 15 milionë eurosh.
Por, ekspertët e ekonomisë thonë se për hapjen, më saktësisht funksionimin e zonave ekonomike, para së gjithash duhet angazhuar me më shumë seriozitet në tërheqjen e investitorëve të huaj.
Sipas biznesmenit Risto Gushterov, premtimet e kandidatëve për kryetarë komune, janë vetëm në funksion të fushatës aktuale zgjedhore dhe aspak nuk kanë të bëjnë me mundësit reale që ka Maqedonia në këtë drejtim.
“Procesi i hapjes së zonave të lira ekonomike ka për qëllim zhvillimin ekonomik të zonave të caktuara të vendit, dhe kjo nuk ka asnjë pikë të përbashkët me politikën ditore, duke u nisur nga ky parim mendoj se keqpërdorimi që bëhet gjatë fushatës zgjedhore e bën edhe më joserioz vendin kundrejt investitorëve të huaj", thekson Gushterov.
Sipas tij, në vend të premtimeve, investitorëve duhet t`u ofrohet të paktën një model që ka arritur të japë dhe frytet e para, pra një zonë ekonomike që arrin të funksionojë me sukses në vend, me më shumë kompani multietnike, me infrastrukturë të mirëfilltë dhe garanci të fuqishme juridike për sigurinë e kapitalit të huajë që për fat të keq, ai model për momentin nuk ekziston në Maqedoni, pos zonës ekonomike Bunarxhik, e cila funksionon me kapacitet të pjesshëm.
Ndërkohë kryetari i Odës Ekonomike për Maqedoninë Veriperëndimore, Menderes Kuçi, mendon se kryetarët e komunave duhet të koncentrohen më shumë në shfrytëzimin e kapaciteteve reale me të cilat disponojnë, ngase vetëm kështu mund të ngritet një sistem funksional për zhvillim të mirëfilltë, veçanërisht të komunave rurale.
“Kjo ka bërë që ne të mos u besojmë programeve të partive politike që ofrojnë në planin ekonomik, përkundrazi ne si Odë Ekonomike edhe kur realizojmë kontaktet me përfaqësuesit politikë, shkurt u themi: 'ju lutemi na shpalosni vetëm programet që janë të realizueshme, që keni kapacitet real për t`i realizuar'", thekson Kuçi.
Ai potencon se ofertat mbi bazë të mundësive reale sigurojnë bashkëpunim me biznes sektorin, në të kundërtën ndërtohen iluzione, ashtu siç është rasti me mosfunksionimin e zonës ekonomike në rajonin e Tetovës, edhe pse disa herë u promovua nga ana e pushtetarëve.
Ndryshe nga Kuçi, Mitko Atanasovski, nga Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë, thotë se të gjitha komunat kanë të drejtë të vënë në sprovë mundësitë për hapjen e zonave ekonomike.
"Çdo komunë duhet vetë të vlerësojë se a ka mundësi që të sigurojë infrastrukturë për funksionimin e zonave, pastaj sa kanë leverdi ato komuna që investitorët t`i lirojnë tërësisht nga taksat madje edhe t'ua falin trruallin ndërtimor", thekson Aleksov, duke përmendur disa praktika të vendeve të rajonit.
Pos në disa qytete të Maqedonisë Lindore, dhe asaj Perëndimore, kandidatët që pretendojnë të marrin timonin e komunave kanë premtuar hapjen e zonave ekonomike edhe në disa komuna të kryeqendrës – Shkup, që është në kundërshtim me funksionimin e qendrave urbane.