Ndërlidhjet

Beogradi do asociacion me “përgjegjësi precize ekzekutive”


Qeveria e Serbisë
Qeveria e Serbisë
Zëvendëskryeministrja e Serbisë për integrime evropiane, Suzana Grubjeshiq, ka thënë se asociacioni i komunave serbe në Kosovë duhet të ketë përgjegjësi precize ekzekutive.

Ne kemi hyrë në bisedime me synimin për të arritur marrëveshje, e cila është e qëndrueshme dhe e cila mund të zbatohet. Derisa të ketë mundësi, ne do të jemi konstruktivë dhe fleksibilë. Nëse edhe Prishtina sillet njësoj si Beogradi, besoj se më 2 prill do të arrijmë marrëveshje”, ka thënë Grubjeshiq për mediat serbe.

Autoritetet kosovare kundërshtojnë çdo kompetencë ekzekutive për asociacionin e komunave serbe, ndërsa Beogradi do që ky mekanizëm të udhëheqë me gjyqësinë, policinë dhe planifikimin hapësinor.

“Ne nuk kërkojmë asgjë që nuk është në përputhje me principet evropiane të decentralizimit”, ka thënë Grubjeshiq.

Më 2 prill, në Bruksel do të zhvillohet rrethi i tetë i bisedimeve midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq – process që ndërmjetësohet nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Rezultatet nga dialogu janë esenciale edhe për Kosovën, edhe për Serbinë që të avancojnë në rrugën e integrimit evropian.

Shteti serb aktualisht është në pritje të datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Grubjeshiq ka shfaqur bindjen se vendi i saj ka merituar tashmë këtë datë.

Qytetarët e Serbisë e kanë merituar këtë datë të famshme, sepse në vitet e kaluara kanë mbështetur me durim rrugën evropiane të Serbisë, pa marrë parasysh vështirësitë dhe sprovat nëpër të cilat kanë kaluar”, ka thënë Grubjeshiq.(v.tela)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG