Komisioni Evropian ka thënë se Kroacia i ka plotësuar kushtet për pranim në Bashkimin Evropian. Këto komente u bënë sot gjatë paraqitjes së raportit përfundimtar për Kroacinë, para se ky vend t’i bashkohet BE-së në muajin korrik të këtij viti.
“Kroacia i ka plotësuar të gjitha kushtet për bashkim... Mendoj se është shembull i shkëlqyeshëm për vendet e tjera kandidate”, tha Komisionari për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle, gjatë fjalimit në mbledhjen e Qeverisë së Kroacisë, ku e paraqiti raportin final të monitorimit.
Pas vitit 2007, kur u pranuan Bullgaria dhe Rumania, Kroacia është vendi i parë që pranohet në bllok.
Shtetet e tjera, që shpresojnë të anëtarësohen në BE, Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Bosnjë Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova, ende i pret rrugë e gjatë.