Kërcënime për largim nga puna, konkurse për vende pune në ndërmarrjet publike gjatë fushatës zgjedhore, në kundërshtim me rregullativën ligjore, kërcënime për ndërprerjen e ndihmës sociale, keqpërdorimi i mjeteve buxhetore, keqpërdorimi i fëmijëve dhe të miturve, realizimi i anketave fiktive, si dhe nxitja e fjalorit të urrejtjes, janë vetëm disa nga parregullsitë që ka detektuar organizata joqeveritare CIVIL.
Kjo organizatë realizon projektin "zgjedhje te lira" përmes përforcimit të vetëdijes publike për parandalimin e parregullsive në procesin zgjedhor në Maqedoni.
Xhabir Deralla, kryetar i këtij asociacioni thotë se problem më i ndjeshëm gjatë këtij procesi zgjedhor është keqpërdorimi i të miturve dhe gjeneratave më të reja.
“Format e keqpërdorimit janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga prezenca e tyre në shtabet zgjedhore, aktivizimi në agjitimin online në rrjetet sociale, ku jo rrallë herë përdoret dhe fjalor i papërshtatshëm që çon kah nxitja e urrejtjes mes etniteteve”, thekson Deralla.
Nga ana tjetër, sociologu nga Tetova, Hasan Jashari, konsideron se në kushte të vështira ekonomike në të cilën gjendet vendi, është shumë lehtë që pjesa më e madhe e elektoratit të bëhet pre e manipulimeve të ndryshme të partive politike, vaçanërisht kur partitë politike janë pjesë e pushtetit dhe kanë më shumë resurse për t`i orientuar në favor të fushatës zgjedhore.
“Në kushtet e një shoqërie me demokraci të pazhvilluar mos them tejet të ulët dhe njëkohësisht varfëria është në shkallë të lartë duke tejkaluar një të tretën e popullatës, atëherë çdo gjë është e mundur”, shprehet Jashari.
Ndryshe, grupet punuese të asociacionit qytetarë CIVIL janë stacionuar në nëntë rajone, me misionet e tyre vëzhguese dhe ekipet mobile në të gjitha komunat e Maqedonisë.
Nga raportet e deritashme të këtyre grupeve punuese, si problem që ndikon mbi legjitimitetin e procesit elektoral kanë regjistruar të ashtuquajturat “listat garantuese” në të cilat aktivistët e partive obligohen që të vënë emrat e njerëzve që do të votojnë për një parti të caktuar dhe përkrah emrave të shënojnë se çfarë raportesh kanë me ta dhe garanca për atë se sa janë të sigurt se ata do të votojnë në mënyrën “përkatëse”.
Por siç shprehet Deralla, qytetarët kanë frikë që këto parregullsi t'i denoncojnë në institucionet përkatëse.
“Ne bëjmë përpjekje që të gjitha këto raste t'i dokumentojmë, por duhet pasur parasysh se qytetarët kanë frikë të shprehen hapur për të gjitha këto trysni, ne si organizatë i inkurajojmë që drejtsinë ta kërkojnë para organeve të drejtësisë, por ky proces realizohet vështirë", thekson Deralla.
Ndërkaq, duke komentuar trysninë ndaj grupeve me shkallë të lartë të rrezikut social, në mënyrë që u premtohet plotësimi i nevojave elementare ekzistenciale si kompensim për sigurimin e votave të tyre për parti te caktuara, Hasan Jashari thotë se partitë luajnq dhe me dinjitetin e qytetarëve.
“Në kushte kur njerëzit nuk kanë para, edhe bukën e gojës e sigurojnë duke marrë borxh, atëherë është shumë e kuptueshme se pushteti këtë e keqpërdorë në forma të ndryshme, sepse qytetarët duke pasur një mirëqenie aq të vështirë sociale janë vendosur prapa murit pa asnjë mundësi”, thekson Jashari duke komentuar format e “shitblerjes së votave”.
Ndryshe, motivi bazë i fushatës së asociacionit qytetarë CIVIL që vëzhgon procesin zgjedhor si dhe synon promovimin e zgjedhjeve të lira dhe pa dhunë me parullën “Le të fitojnë qytetarët!".
Ndërkohë që partitë politike kanë akuzuar njëra tjetrën për heqje të afisheve, presion ndaj aktivistëve si dhe thyerje të shtabeve zgjedhore.