Në një intervistë të rrallë, presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se nuk do të japë dorëheqje dhe e ka kritikuar Britaninë se po i mbështet luftëtarët e opozitës në konfliktin dyvjeçar vdekjeprurës.
Në një intervistë televizive të gazetës “Sunday Times” të Britanisë, Assad kritikoi Britaninë, duke e quajtur përfshirjen e saj në krizën siriane si “naive dhe “jorealiste”.
"Si mund të presim që të kërkojmë nga Britania të luajë ndonjë rol në konfliktin sirian, kur ajo është e përkushtuar që ta militarizojë problemin? Si mund të kërkohet nga ta që të luajnë një rol në përmirësimin e situatës, si mund të presim që të luajnë ndonjë rol në uljen e dhunës, kur ata dëshirojnë që të dërgojnë pajisje ushtarake për terroristët dhe nuk po përpiqen që të lehtësojnë dialogun ndërmjet sirianëve. Kjo nuk është logjike”, u shpreh Assad.
Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague ka reaguar ndaj deklaratave të Assadit duke e quajtur “një nga intervistat më deluzioniste që një lider kombëtar ka dhënë në kohët moderne”.
“Ky është njeriu që po kryeson këto vrasje, dhe mesazhi për të është se ne Britania dhe populli i saj po dërgon ushqim dhe strehë e batanije për të ndihmuar njerëzit që janë larguar nga shtëpitë e tyre në emër të tij. Ne jemi njerëzit që po dërgojmë pajisje medicinale për t’u kujdesur për njerëzit e lënduar dhe të abuzuar nga ushtarët që punojnë për këtë njeri, presidentin Assad”, u shpreh Hague.
Britania, së bashku me shumicën e Evropës Perëndimore, Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete arabe, e kanë mbështetur opozitën e Sirisë në refuzimin që Assad të ketë ndonjë rol në qeverinë e ardhshme siriane.
Britania është duke shtyrë përpara heqjen e një ndalimi evropian për furnizimin me armë të kryengritësve sirianë, por në muajin e kaluar, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian vendosën leje vetëm për pajisjet “jo-vdekjeprurëse” dhe “asistencën teknike” për opozitën.
Më shumë se 70 mijë njerëz vlerësohet se janë vrarë në konfliktin ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve të opozitës për rrëzimin e Assadit.
Por, Assad i tha gazetës “Sunday Times” se nuk do të japë dorëheqje, duke theksuar se është “absurde” që të besohet se një lëvizje e tillë do t’i ndalte luftimet.
Ai, gjithashtu, tha se do të angazhohej në një dialog me “opozitën”, por jo me “terroristët”.
Shefi i OKB-së, Ban Ki-moon, dhe i dërguari i Ligës Arabe në Siri, Lakhdar Brahimi, kanë thënë se janë të gatshëm që të ndërmjetësojnë bisedimet e paqes ndërmjet Assadit dhe opozitës.
Intervista e Assadit, që është zhvilluar në javën e kaluar në pallatin Al-Muhajireen të Assadit në Damask, transmetohet derisa sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, po vazhdon turneun diplomatik në Lindjen e Mesme, që në masë të madhe fokusohet në konfliktin sirian.
Shtetet e Bashkuara në javën e kaluar janë zotuar për herët të parë se do të dërgojnë pajisje jovdekjeprurëse për fraksionet kundër Assadit, si dhe 60 milionë dollarë për higjienë dhe shërbime të arsimit në zonat e Sirisë, që tashmë janë vënë nën kontroll të plotë të opozitës.