Ndërlidhjet

Maqedoni: Prodhimet vendore, më të sigurta


Në Maqedoni ekzistojnë dhjetëra agjenci dhe ligje përmes të cilave duhet të mbrohen konsumatorët nga cilësia e pamjaftueshme e prodhimeve ushqimore, megjithatë edhe kundrejt kësaj në raftet e dyqaneve jo rrallëherë gjinden dhe prodhime me cilësi të dyshimtë, përfshi këtu dhe rastin e fundit me qumështin e importuar nga Serbia.

Kundrejt kësaj organet kompetente të Maqedonisë kanë njoftuar se kualiteti i qumështit të kompanive vendore është më se i kënaqshëm.

Qumështi në Maqedoni është i sigurt, këtë e vërtetoj pas rezultateve të analizave të 20 kampionëve të ekzaminuara të qumështit vendor. Tek asnjëri nuk u gjet sasia më e madhe e aflatoksinës. Përveç qumështi janë ekzaminuar edhe produktet e qumështit, por edhe qumështi i papërpunuar nga 10 rajone”, është shprehur Dejan Runtevski, drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Gjersa qytetarët thonë se edhe pse nuk janë të bindur tërësisht në deklarimet e institucioneve përkatëse janë të detyruar të blejnë qumësht.

Si mund të mbaj unë llogari si nënë, duhet unë ta kontrolloj qumështin? Gjersa patjetër e kemi të blejmë , ne lopë në shtëpi nuk kemi”, thotë një nënë.

Po blej vetëm prodhime vendore, pra qumësht dhe prodhime të qumështit vetëm nga kompanitë e Maqedonisë, dhe jo vetëm prodhime të qumështit sepse kështu e kam më leht të kontrolloj se cka saktësisht ka si përbërës në atë produkt”, thekson një qytetar tjetër.

Ka edhe të tillë që nuk u kushtojnë kujdes deklarimeve sa i përket përbërjes së prodhimeve të caktuara të shënuara në etiketë.

Jo unë pothuajse asnjëherë nuk i kontrolloj, sidomos kur janë prodhime të huaja, janë të paqarta. Po mundohem të marr prodhime vendore sepse edhe zyrtarët thanë se prodhimet vendore janë të sigurta, kaq më mjafton për t'u ndje i sigurt në atë që e servoj në tavolinën e ngrënies”, shprehet një qytetar tjetër.

Por Boris Anakiev ekspert i industrisë ushqimore thotë se kur bëhet fjalë për prodhimet të cilat kanë cilësi të dyshimtë dhe gjinden në shitje, aspak faj nuk kanë konsumatorët pse janë të papërgjegjshëm por duhet theksuar se faji kryekëput mbetet në duart e organeve kompetente të cilat nuk implementojnë regullativën ligjore që mbron konsumatorët nga kualiteti i pamjaftueshëm i prodhimeve ushqimore.

Anakiev vlerëson se një situatë e këtillë është si pasojë e kuadrit joprofesional në organet përgjegjëse.

Ne jemi të padisiplinuar, të pandërgjegjshëm, bëhen lëshime në të gjitha institucionet si pasojë e kuadrit jo adekuat dhe është e kuptueshme se si në vendin tonë hyri qumëshi i dëmshëm për shëndetin, madje nëse për këtë nuk do të njoftoheshim nga të tjerët as që kishim për ta kuptuar sepse analizat u bënë pasi alarmi u dha n ë vendet tjera fqinje”, thekson Boris Anakiev.

Nga ana tjetër, Marijana Lonçar nga organizata joqeveritare për mbrojtjen e konsumatorëve thotë se në këto rrethana është shumë vështirë të shpresohet që qytetarët të jenë të sigurt në konsumimin e prodhimeve ushqimore.

Imagjinoni sa e vështirë është që kompanitë vendore t'i plotësojnë kushtet higjienike dhe standardet që kërkohen për të marrë certifikatat për eksport në vendet evropiane, pothuajse plotësimi i kritereve është i pamundur andaj ata orientohen vetëm për tregun e brendshëm, kjo disi nuk është dhe aq keq , e keqja qëndron në atë se kur hyjnë prodhimet e huaja në tregun e vendit atoritetet kompetente për arsye të ndryshme shohin “përmes gishtërinjve” kur bëhet fjalë për përmbushjen e standardeve të listës”, shprehet Lonçar.

Sipas saj pos organeve shtetërore duhet të themelohen dhe agjencive private të cilat do të kontrollojnë kualitetin e prodhimeve ushqimore, vetëm në këtë mënyrë nënvizon ajo do të ndërgjegjësohen si organet kompetente, ashtu edhe qytetarët për të mbajtur llogari për kualitetin e ushqimit që e konsumojnë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG