Ndërlidhjet

Per Capita Income - Të ardhurat për kokë banori


Të ardhurat për kokë banori "Income per capita", mund të zbatohen për të identifikuar të ardhurat mesatare për një person në një qytet, rajon apo shtet dhe shpesh përdoret për të vlerësuar kushtet dhe cilësinë e jetës në rajone të ndryshme.

Kalkulohet rëndom si masë matjeje për një shtet, duke i ndarë të ardhurat vjetore të një vendi me numrin e popullsisë.

Kjo mënyrë e matjes është kritikuar si jo shumë e qëndrueshme.

Ilustrim: Nëse në një rajon të caktuar, evidentohen 50 persona që fitojnë nga 1 milion dollarë në vit dhe 1,000 të tjerë që fitojnë nga 100 dollarë në vit, mesatarja e të ardhurave vjetore për kokë banori del 47,714 dollarë, por kjo nuk e pasqyron gjendjen e vërtetë të kushteve në të cilat jeton popullata e këtij rajoni të caktuar.

Burimi: Investopedia
XS
SM
MD
LG