Ndërlidhjet

Protesa në Bullgari: Shkarkohet ministri i financave


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Protestat kundër faturave të larta të energjisë elektrike kanë detyruar që ministri i Financave të Bullgarisë të largohet nga pozita e tijë.

Zyra për informim e qeverisë ka konfirmuar shkarkimin e Ministrit të Financave Simeon Gjankov. Ky shkarkim ka ndodhur pasi që dhjetra mijëra qytetar, kanë protestuar të dielen kundër faturave të larta të energjisë elektrike dhe të hyrave të vogla në të gjithë Bullgarinë.

Demostratat janë organizuar në 20 qytete, ku është kërkuar dorëheqja e kabinetit qeveritar dhe të distribucionit të energjisë. Demonstruesit kanë hedhur gurë, fishekzjarrë, shishe, vezë dhe domate. Ata kanë djegur faturat e energjisë dhe kanë sulmuar zyrtar të kompanive përkatëse në 5 qytete.

Protestuesit kanë kërkuar edhe nga kryeminstri Boyko Borisov të jap dorëheqje nga posti akual.

Çmimet e energjisë elektrike janë politikisht të ndjeshme në anëtarin më të varfër të Bashkimit Evropian.

Në këtë shtet paga mesatare është 400 euro, ndërsa mesatarja e pnsioneve është 176 dollarë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG