Ky përvjetor i shtetësisë së Kosovës do të jetë një moment i rëndësishëm për të dy vendet, për të ndërtuar marrëdhënieve të mira në shumë fusha.
Kështu u shpreh Zëvendëspresidentja e Egjitptit , Pakinam Hassan Khalil El Sharkawy, gjatë një vizite të saj në Kosovë për 5 vjetorin e Pavarsisë së Kosovës.
Në një konferencë të mbajtur pas takimit që pati me kryeminsitrin e Kosovës Hashim Thaçi, kjo zyrtare e lartë egjiptiane tha se, Egjipti që nga koha e revolucionit është duke u përpjekur që të ndjek politikën e hapjes së dyerve për Kosovën.
“Kemi pasur shumë vizita të ndërsjella, dhe më e rëndësishmja deri më tani ishte vizita e kryeministrit Thaçi në Kajro gjatë punimeve të Konferencës Islamike. Ishte një hap i madh për të forcuar marrëdhëniet tona në të ardhmen", ka shtuar Sharkawy.
Egjipti mbështet hyrjen e Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare, si në Bankën Botërore, në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim” është shprehur zëvendëspresidentja e Egjitptit.
Në deklarimin e tij para gazetarëve kryeministri Thaçi tha se, “me anë të kësaj vizite është ardhur mesazhi i konfirmimit nga presidenti Morsi se njohja nga Egjipti për Republikën e Kosovës është në rrugë e sipër”.
Thaçi duke falenderuar zëvendëspresidenten e egjiptit për vizitën dhe për mbështetjen e dhënë, tha se kjo vizitë tregon se nga kjo ditë hapet një kapitull i ri në mes të dy vendeve