Ndërlidhjet

Një tokje duarsh shkakton "skandal" diplomatik


Liderja e Partisë së Gjelbër të Gjermanisë, Claudia Roth dhe ambasadori iranian në Gjermani, Reza Sheikh Attar
Liderja e Partisë së Gjelbër të Gjermanisë, Claudia Roth dhe ambasadori iranian në Gjermani, Reza Sheikh Attar
Një toke duarsh ka shkaktuar telashe për dy politikanë nga Gjermania dhe Irani.

Liderja e Partisë së Gjelbër të Gjermanisë, Claudia Roth dhe ambasadori iranian në Gjermani, Reza Sheikh Attar derisa përshëndesnin me gaz njëri-tjetrin në fundjavë në Konferencën për Siguri të Mynihut i tokën duart.

Gjesti me duart e tyre - që bie në sy më shumë në mes të personave të rëndomte sesa te politikanët e lartë apo diplomatët- është zënë në kamera dhe shumë shpejt është përhapur.

Videoja është mbuluar në masë të gjerë nga mediat gjermane, dhe është shpërndarë në mes të iranianëve në mediat sociale, në blogje duke çuar në kundërthënie dhe kriticizëm.

Roth është akuzuar se po tokte duart me një zyrtar iranian, që akuzohet për abuzim të të drejtave të njeriut. Roth është emërtuar “Humbësja e Ditës” nga e përditshmja gjermane “Bild” pas incidentit të tokjes së duarve.

Një zëdhënës i Rothit, që ka kritikuar përpara shkeljen e të drejtave të njeriut në Iran, e ka minimizuar incidentin. Ai citohet të ketë thënë se Roth është e përkushtuar për lëvizjen opozitare iraniane, por, tokja e duarve është bërë, pasi që ata njihen me vite.

Attar, nga ana e tij, i është dashur të japë shpjegime të gjata, se si dora e tij nuk prekur atë të Rothit, edhe pse ai duket se e inicion kontaktin.

Në Republikën Islamike, burrat që prekin gratë, me të cilat nuk janë në afërsi gjaku, konsiderohet tabu, dhe Attarit i ndalohet të shtrëngojë duart me gratë në kapacitetin e tij si diplomat.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Fars, Attar tha se ai mezi ka ngritur dorën për të përshëndetur Roth-in.

Për shkak të ligjeve, dhe arsyeve fetare ne nuk shtrëngojmë duart me gratë”, ka shpjeguar Attar.

Prandaj, në shenjë respekti unë kam ngritur dorën- nuk e ngrita dorën për ta shtrënguar me të saj- zonja Roth gjithashtu ngriti dorën e saj. Natyrisht distanca ishte e vogël, por, nuk ka pasur prekje”, u shpreh ai.

Attar akuzoi “Bild”-in se është bërë mbështetës i “cionistëve” dhe i grupit opozitar iranian Mujahedin-e Khalq Organization (MEK, ose MKO), që konsiderohet organizatë terroriste nga Republika Islamike.

Ai tha se derisa Partia e Gjelbër e Gjermanisë dhe Republika Islamike dallojnë në disa çështje, përfshirë edhe në atë të të drejtave të njeriut, që të dy pajtohen mbi “rrezikun” që paraqet MEK.

Duke iu referuar protestës, Attar tha se “me këtë lëvizje, (MEK) dëshironte që t’i bëjë presion Rothit”.

Attar gjithashtu tha se ka shkruar një artikull në të cilin mohon akuzat se ai ka urdhëruar ekzekutimin e qindra aktivistëve kurdë gjatë kohës sa ka qenë guvernator i Provincës së Kurdistanit në Iranin veri-perëndimor. Ai tha se ky artikull nuk është publikuar.

Gjetja e mënyrave për të shmangur prekjen e politikaneve femra dhe të lidereve botërore femra, gjithnjë ka qenë një sfidë për politikanët dhe diplomatët iranianë.

Shumë shpesh ata janë përkulur në vend se të shtrëngojnë duart. Gjatë vizitës së tij të fundit në Egjipt, presidenti Mahmud Ahmadinejad është parë duke e përshëndetur një grua në mënyrën hinduse- duke shtypur të dy duart bashkë.

Ironikishit, derisa shtrëngimi i duarve me gratë në publik është i ndaluar në Republikën Islamike, forcat e sigurisë kanë treguar pak kufizime kur merren me protestueset femra.

Videot e YouTube, që u shfaqën gjatë protestave masive, pas rizgjedhjes kontestuese të Ahmadinejadit në vitin 2009, treguan forcat e sigurisë duke i rrahur gratë me duart e tyre, këmbët, ose shkop polici.

Femrat gjithashtu në mënyrë të vazhdueshme janë keqtrajtuar fizikisht nga policia e moralit gjatë aksioneve të hixhabit, për të cilat zyrtarët thonë se i kanë ndërmarrë për të ruajtur vlerat islamike.(a.isufi)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG