Ministrja e Arsimit e Gjermanisë ka dhënë dorëheqje të shtunën, pasi iu hoq doktoratura, si pasojë e akuzave për plagjiaturë.
Dorëheqja e Annette Schavan erdhi katër ditë pasi që Universiteti I Dyzeldorfit, i revokoi asaj titullin doktor, 30 vjet pasi që ia kishte dhënë.
Universiteti tha se Schavan në mënyrë “sistematike dhe të qëllimshme” kishte kopjuar pjesë të tezës së saj.
Schavan tha të shtunën se, ndërsa po jep dorëheqje, për të shmangur “tensionet” për qeverinë dhe për partinë e saj Kristian- Demokrate, ajo nuk do ta pranojë vendimin e universitetit dhe do ta luftojë atë në gjykatë.
Schavan është një aleate e ngushtë dhe mike e kancelares Angela Merkel.