"Një prej objektivave kryesor, që prej marrjes së mandatit, ka qenë depolitizimi, jo vetëm përmes veprimeve, por në radhë të parë përmes legjislacionit. Një prej arsyeve kryesore pse ne kemi bërë ndryshimin dhe plotësimin e shumë ligjeve që ndërlidhen me institucionet publike të kulturës, ka qenë pikërisht për t'i hequr ato dispozita ligjore, të cilat pozicionit të ministrit dhe të ministrisë i kanë dhënë kompetenca, që kanë mundur të shfrytëzohen dhe të interpretohen edhe si politizim", thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi.
RADIO EVROPA E LIRË
MEMLI KRASNIQI
Është viti i tretë që ne arrijmë ta rrisim progresivisht buxhetin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në të gjitha fushat, por normalisht që i kemi kushtuar vëmendje të veçantë edhe pjesës së kulturës, veçanërisht te pjesa e subvencioneve, përmes së cilave financohen të gjitha institucionet publike të kulturës, dhe po ashtu edhe pjesa e projekteve të jashtme, pra e skenës së pavarur të projekteve.
Ne, përafërsisht në këtë pjesë kemi rritur buxhetin për 30 për qind, gjë që na ka dhënë mundësi ta rrisim buxhetin e projekteve artistike për të gjitha institucionet publike.
MEMLI KRASNIQI
Realisht, një prej objektivave kryesore të mia, prej marrjes së mandatit, ka qenë depolitizimi, jo vetëm përmes veprimeve, por në radhë të parë përmes legjislacionit. Një prej arsyeve kryesore pse ne kemi bërë ndryshimin dhe plotësimin e shumë ligjeve që ndërlidhen me institucionet publike të kulturës, ka qenë pikërisht për t'i hequr ato dispozita ligjore, të cilat pozicionit të ministrit dhe të ministrisë i kanë dhënë kompetenca, që kanë mundur të shfrytëzohen dhe të interpretohen edhe si politizim.
Për shembull, në rastet ku ministri ka pasur të drejtën që të emërojë ose edhe ku ministria ka mundur të shpallë dhe të përzgjedhë përmes konkurseve drejtorë të institucioneve, ne i kemi hequr të gjitha këto dispozita dhe tani janë kompetenca të plota të këshillave drejtues, të cilët përbëhen nga profesionistët dhe që nuk ka asnjë mundësi interferimi drejt vendimeve të tyre.
Po ashtu, edhe në kuptimin e veprimeve konkrete, në dy vitet e fundit, ne jemi munduar që në të gjitha aspektet t'i lëmë krejtësisht të lira institucionet e kulturës në përzgjedhjen e repertorëve, në përzgjedhjen e bashkëpunimeve dhe në çështje tjera, të cilat ndërlidhjen me funksionimin e tyre dhe me prezantimin e projekteve e veprimtarisë.
MEMLI KRASNIQI
Nuk do të thosha se shpenzimet e mëdha janë bërë në menaxhment, pavarësisht faktit që është obligim ligjor i ministrisë që për institucionet publike të paguajë pjesën e pagave për punëtorët, qofshin ata të pjesës së administratës, qofshin krijuesit apo performuesit, varësisht nga institucionet.
Por, po të merret parasysh fakti që, për shembull, për këtë vit janë 1 milion e 500 mijë euro, krahasuar me rreth 800 mijë para dy apo tre vjetëve për projekte dhe për pjesën e repertorit, atëherë realisht, pjesa më e madhe e këtyre mjeteve janë shpenzuar pikërisht për pjesën krijuese, qoftë për projektet që ndodhin brenda Kosovës, pra në kuadër të repertorëve të institucioneve të caktuara kulturore. Por, një pjesë e mjeteve janë shpenzuar pa dyshim edhe për prezantimin dhe shfaqjen e, qofshin ato pjesë teatrale, ekspozita e koncerte jashtë vendit.
MEMLI KRASNIQI
Pa dyshim që lë shumë për të dëshiruar aspekti profesional në fushën e administrimit dhe menaxhmentit, dhe kjo është çështje që ndoshta nuk lidhet vetëm me Ministrinë e Kulturës ose me institucionet e kulturës, por në përgjithësi me administratën shtetërore.
Gjithsesi, mendoj që është një prej pikave të dobëta në kuptimin e potencialit administrativ, edhe brenda ministrisë, por edhe në institucionet publike të kulturës.
RADIO EVROPA E LIRË
MEMLI KRASNIQI
Në radhë të parë, pothuajse në të gjitha vendet, artistët e mëdhenj ose që janë shumë të suksesshëm nuk janë të interesuar dhe nuk kanë ambicie, por edhe kohë për t'u marrë me pjesën e menaxhimit.
Në anën tjetër, nuk është e domosdoshme që një artist i mirë të jetë një menaxher i mirë, ose e kundërta, mund të jetë një menaxher i mirë, i cili nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me artin ose me fushën kulturore që e mbulon një institucion.
Ajo që për ne është e rëndësishme, është fakti që ne jemi munduar të krijojmë mundësi të barabarta, dhe në momentet kur ka pasur konkurse, për pozicione udhëheqëse për cilindo prej institucioneve, ose brenda ministrisë, ajo që ka qenë e garantuar është mundësia e barabartë, transparenca e plotë në pjesën e rekrutimit, dhe normalisht që është në vullnetin e secilit që të vlerësojë a do të konkurrojë për një pozitë apo jo.
MEMLI KRASNIQI
Teatri Kombëtar i Kosovës është duke vazhduar punën e vet, ne e kemi rritur buxhetin përsëri këtë vit. Nga një buxhet prej më pak se 200 mijë eurosh, të cilin e ka pasur teatri në kohën kur unë jam emëruar, sot i ka 300 mijë euro për projekte.
Tani, në Teatrin Kombëtar besoj që këtë vit do të ketë një repertor të pasur, në kuptimin e asaj që edhe përmes ligjit, teatri është i obliguar që të ketë së paku pesë premiera të reja, kurse vitin e kaluar ka pasur edhe më shumë. Besoj se me rritjen e mjeteve do të kenë mundësi të bëjnë një repertor të qëndrueshëm, shpresoj me shfaqje të mira.
MEMLI KRASNIQI
Ne e kemi rritur për 50 për qind, krahasuar prej para dy vitesh, buxhetin e Qendrës Kinematografike të Kosovës. Tani, obligimi ynë, edhe ligjor, por edhe në kuptimin parimor, është që të krijojmë mundësi që t'i rrisim fondet dhe pastaj është në përgjegjësinë e film-bërësve që të konkurrojnë me projektet e tyre në Qendrën Kinematografike të Kosovës, ku procesi në dy vitet e fundit, për herë të parë ka qenë krejtësisht transparent.
Normalisht, që ne do të dëshironim që fondet të ishin më të mëdha, do të dëshironim që të kishte edhe më shumë projekte. Por, ma merr mendja se disa nga këto projekte, në dy vitet e fundit, një pjesë e madhe e tyre realizohen tek këtë vit, konform kontratave që i kanë, dhe shpresoj që do ta kenë suksesin e merituar.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti ministër, është shtuar buxheti për kulturë, sa është shtuar dhe ku do të vërehet ndryshimi?
MEMLI KRASNIQI
Është viti i tretë që ne arrijmë ta rrisim progresivisht buxhetin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në të gjitha fushat, por normalisht që i kemi kushtuar vëmendje të veçantë edhe pjesës së kulturës, veçanërisht te pjesa e subvencioneve, përmes së cilave financohen të gjitha institucionet publike të kulturës, dhe po ashtu edhe pjesa e projekteve të jashtme, pra e skenës së pavarur të projekteve.
Ne, përafërsisht në këtë pjesë kemi rritur buxhetin për 30 për qind, gjë që na ka dhënë mundësi ta rrisim buxhetin e projekteve artistike për të gjitha institucionet publike.
RADIO EVROPA E LIRË
Institucionet e kulturës në Kosovë kanë kaluar nëpër një periudhë politizimi. A mund të thuhet se kjo periudhë ka përfunduar?
MEMLI KRASNIQI
Realisht, një prej objektivave kryesore të mia, prej marrjes së mandatit, ka qenë depolitizimi, jo vetëm përmes veprimeve, por në radhë të parë përmes legjislacionit. Një prej arsyeve kryesore pse ne kemi bërë ndryshimin dhe plotësimin e shumë ligjeve që ndërlidhen me institucionet publike të kulturës, ka qenë pikërisht për t'i hequr ato dispozita ligjore, të cilat pozicionit të ministrit dhe të ministrisë i kanë dhënë kompetenca, që kanë mundur të shfrytëzohen dhe të interpretohen edhe si politizim.
Për shembull, në rastet ku ministri ka pasur të drejtën që të emërojë ose edhe ku ministria ka mundur të shpallë dhe të përzgjedhë përmes konkurseve drejtorë të institucioneve, ne i kemi hequr të gjitha këto dispozita dhe tani janë kompetenca të plota të këshillave drejtues, të cilët përbëhen nga profesionistët dhe që nuk ka asnjë mundësi interferimi drejt vendimeve të tyre.
Po ashtu, edhe në kuptimin e veprimeve konkrete, në dy vitet e fundit, ne jemi munduar që në të gjitha aspektet t'i lëmë krejtësisht të lira institucionet e kulturës në përzgjedhjen e repertorëve, në përzgjedhjen e bashkëpunimeve dhe në çështje tjera, të cilat ndërlidhjen me funksionimin e tyre dhe me prezantimin e projekteve e veprimtarisë.
RADIO EVROPA E LIRË
Thuhet se shumicën e parave të kulturës i ka shpenzuar i ashtuquajturi menaxhmet i kulturës, ndërsa krijuesit thonë se kanë përfituar minimalisht. A do të ndryshojë kjo situatë?
MEMLI KRASNIQI
Nuk do të thosha se shpenzimet e mëdha janë bërë në menaxhment, pavarësisht faktit që është obligim ligjor i ministrisë që për institucionet publike të paguajë pjesën e pagave për punëtorët, qofshin ata të pjesës së administratës, qofshin krijuesit apo performuesit, varësisht nga institucionet.
Por, po të merret parasysh fakti që, për shembull, për këtë vit janë 1 milion e 500 mijë euro, krahasuar me rreth 800 mijë para dy apo tre vjetëve për projekte dhe për pjesën e repertorit, atëherë realisht, pjesa më e madhe e këtyre mjeteve janë shpenzuar pikërisht për pjesën krijuese, qoftë për projektet që ndodhin brenda Kosovës, pra në kuadër të repertorëve të institucioneve të caktuara kulturore. Por, një pjesë e mjeteve janë shpenzuar pa dyshim edhe për prezantimin dhe shfaqjen e, qofshin ato pjesë teatrale, ekspozita e koncerte jashtë vendit.
RADIO EVROPA E LIRË
A është profesionale administrata kulturore e Kosovës, përfshirë edhe Ministrinë e Kulturës?
MEMLI KRASNIQI
Pa dyshim që lë shumë për të dëshiruar aspekti profesional në fushën e administrimit dhe menaxhmentit, dhe kjo është çështje që ndoshta nuk lidhet vetëm me Ministrinë e Kulturës ose me institucionet e kulturës, por në përgjithësi me administratën shtetërore.
Gjithsesi, mendoj që është një prej pikave të dobëta në kuptimin e potencialit administrativ, edhe brenda ministrisë, por edhe në institucionet publike të kulturës.
RADIO EVROPA E LIRË
Emra që njihen si të mëdhenj në fushën e krijimtarisë, nuk janë të përfshirë në menaxhimin e institucioneve. A mund të shpjegoni pse?
MEMLI KRASNIQI
Në radhë të parë, pothuajse në të gjitha vendet, artistët e mëdhenj ose që janë shumë të suksesshëm nuk janë të interesuar dhe nuk kanë ambicie, por edhe kohë për t'u marrë me pjesën e menaxhimit.
Në anën tjetër, nuk është e domosdoshme që një artist i mirë të jetë një menaxher i mirë, ose e kundërta, mund të jetë një menaxher i mirë, i cili nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me artin ose me fushën kulturore që e mbulon një institucion.
Ajo që për ne është e rëndësishme, është fakti që ne jemi munduar të krijojmë mundësi të barabarta, dhe në momentet kur ka pasur konkurse, për pozicione udhëheqëse për cilindo prej institucioneve, ose brenda ministrisë, ajo që ka qenë e garantuar është mundësia e barabartë, transparenca e plotë në pjesën e rekrutimit, dhe normalisht që është në vullnetin e secilit që të vlerësojë a do të konkurrojë për një pozitë apo jo.
RADIO EVROPA E LIRË
Çfarë po ndodhë me Teatrin Kombëtar të Kosovës?
MEMLI KRASNIQI
Teatri Kombëtar i Kosovës është duke vazhduar punën e vet, ne e kemi rritur buxhetin përsëri këtë vit. Nga një buxhet prej më pak se 200 mijë eurosh, të cilin e ka pasur teatri në kohën kur unë jam emëruar, sot i ka 300 mijë euro për projekte.
Tani, në Teatrin Kombëtar besoj që këtë vit do të ketë një repertor të pasur, në kuptimin e asaj që edhe përmes ligjit, teatri është i obliguar që të ketë së paku pesë premiera të reja, kurse vitin e kaluar ka pasur edhe më shumë. Besoj se me rritjen e mjeteve do të kenë mundësi të bëjnë një repertor të qëndrueshëm, shpresoj me shfaqje të mira.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti ministër, a ka ngecje në prodhim të filmit?