Ndërlidhjet

Shpërthim i fuqishëm te “Tre Rrokaqiejt”


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
Një shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur mbrëmë vonë në Lagjen e Tre Rrokaqiejve në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Sipas tij, shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në të paktën katër automjete, ndërsa për të lënduar në njerëz nuk bëhet fjalë.

Në bazë të hetimeve të para, besohet se ai është shkaktuar nga një granatë dore.

Hoti ka bërë të ditur edhe për një tjetër shpërthim në Leposaviq, pranë një barnatoreje bujqësore, në pronësi të një qytetari serb.

Policia po heton për gjetjen e autorëve në të dyja rastet.

Veriu, i banuar me shumicë serbe, është vazhdimisht skenë e shpërthimeve të ngjashme. Banorët atje kundërshtojnë autoritetin e Prishtinës zyrtare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG