Ndërlidhjet

Bruksel: Ftesë për takimin Jahjaga – Nikolliq, më 6 shkurt


Bruksel
Bruksel
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, janë ftuar për takim në Bruksel javën e ardhshme, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, nga zyra e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Zëdhënësja Maja Kocijançiq, i ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë, se për të dy presidentët është dërguar ftesa për takim.

“Catherine Ashton i ka thirrur për në Bruksel, presidentin Tomisllav Nikolliq dhe presidenten Atifete Jahjaga, për takime më 6 shkurt”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim theksohet se “takimet mbahen në kontekst të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy palëve”.

Tashmë, në dialogun e nivelit të lartë politik Kosovë - Serbi, janë mbajtur disa takime ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq.

Këto takime, që janë ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, kanë rezultuar me disa marrëveshje, në mesin e të cilave është edhe ajo për menaxhimin e integruar të kufirit.(f.b.)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG