Ndërlidhjet

Hashim Thaçi rizgjidhet kryetar i PDK-së


Foto arkivi
Foto arkivi
Me vetëm një votë kundër, delegatët e Konventës së Partisë Demokratike të Kosovës kanë rizgjedhur Hashim Thaçin kryetar të këtij subjekti politik.

Para se të votohej, Thaçi ka kërkuar nga delegatët që votimi për kryetar të bëhet me votë të fshehtë dhe jo me aklamacion.

Mësohet se në votim kanë marrë pjesë 719 delegatë.

Në fjalën e tij para delegatëve, Thaçi i ka falënderuar ata për besimin e dhënë.

“Në këto 13 vjet, PDK-ja ka kaluar nëpër sfida dhe ka qenë përballë vendimeve të rënda, por bashkërisht i kemi tejkaluar këto situata. Kjo është vlerë e PDK-së”, ka thënë Thaçi, duke siguruar delegatët se, nën udhëheqjen e tij, partia do të fitojë zgjedhjet.

Thaçi është propozuar për kryetar nga Bajram Rexhepi, njëherësh ministër i Brendshëm i Kosovës, dhe nuk ka pasur ndonjë kundër-kandidat.

Në agjendë për sot kanë qenë edhe miratimi i ndryshimeve statutare dhe procesi i zgjedhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së.

Konventa ka zhvilluar punimet sot dhe të shtunën, pa pjesëmarrjen e disa prej figurave kryesore të partisë – në mesin e tyre nënkryetari i parë i PDK-së, Fatmir Limaj, i cili ndodhet në burg, dhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Jakup Krasniqi, i cili ka akuzuar Thaçin për ngulfatje të shtetit dhe të partisë. (v.t.)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG