Ndërlidhjet

Fule: KE mbështet hetimet e EULEX-it


Stefan Fule
Stefan Fule
Komisioni Evropian mbështet plotësisht hetimet e EULEX-it, mbi dyshimet për krimet e kryera në periudhën e konfliktit në Kosovë, sikurse edhe ato që kanë dalë nga raporti i Dick Marty-t, ka deklaruar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, komisionari për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule.

Në fjalimin drejtuar deputetëve, Fule ka theksuar se në pranverë pritet, një numër i raporteve, mbi bazë të të cilave, Këshilli do të shqyrtojë nëse do të miratojë nisjen e bisedimeve me Kosovën për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Ai shtoi se këtë vit duhet të shihet edhe përparimi në dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën.

Duke folur për vendet e tjera në Ballkan, Fule theksoi se Komisioni Evropian do të publikojë në pranverë raportin e fundit të monitorimit për Kroacinë, dhe se Këshilli do të shqyrtojë nëse është bërë përparim i mjaftueshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim me Serbinë dhe Maqedoninë.

Varësisht nga përparimi, është i mundur edhe një raport për Shqipërinë, ka thënë Fule.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG