Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, me seli në Strasburg, ka miratuar me 115 vota për dhe 11 kundër, një rezolutë për Kosovën, e cila kërkon nga Qeveria, EULEX-i dhe UNMIK-u që të forcojnë sundimin e ligjit si dhe kornizën ligjore dhe institucionale kundër korrupsionit.
Asambleja Parlamentare gjithashtu ka miratuar edhe rekomandimet, që janë obligative, e në bazë të të cilave do të zgjerohet programi i Këshillit të Evropës për Kosovën dhe që i lejon autoriteteve në Kosovë të përfshihen direkt në këto programe.
“Situata në Kosovë dhe roli i Këshillit të Evropës” ishte tema e seancës dimërore e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që u mbajt të martën në Strasburg.
Në rezolutë, autori i së cilës është deputeti socialist suedez, Bjoern von Sydow, theksohet se përparimi në përmirësimin e sundimit të ligjit është i ngadaltë, në veçanti në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si në veri ashtu edhe në jug të Kosovës, dhe se drejtësia edhe më tutje vuan nga ndërhyrja politike, mosefikasiteti e deri te mungesa e transparencës.
Raportuesi Bjoern von Sydow në raportin për Kosovën, ka theksuar se në dy vjetët e kaluar në Kosovë kanë ndodhur ngjarje të rëndësishme, në kuadër të stabilitetit politik dhe zbatimit të reformave.
Ai megjithatë ka nënvizuar se është e domosdoshme që të ketë përpjekje për përmirësimin e funksionalizimit të institucioneve demokratike, veçanërisht të Kuvendit të Kosovës, dhe për një punë më efikase në administratën publike dhe sistemin e drejtësisë.
“Ekziston një mungesë e përgjithshme e sundimit të ligjit në Kosovë. Korrupsioni është i pranishëm në mbarë vendin, ne nivele të ndryshme. Kjo ndërlidhet me drejtësinë, prokurorët…Sundimi i ligjit duhet të përmirësohet dhe duhet të jetë e parashikueshme për të gjithë”, ka thënë Sydow, gjatë punimeve të seancës.
“Sfida më e madhe në Kosovë është zbatimi i të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, veçanërisht lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Në aspektin pozitiv, Sydow ka veçuar dialogun ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë.
“Ai hap dritaren e mundësive për zgjidhjen e çështjeve thelbësore politike, bashkërisht me ato teknike. Jam informuar se shumëçka është zbatuar nga zotimet që janë dhënë, e kjo është jetike, zbatimi i marrëveshjeve”, ka thënë Sydow.
Sydow, gjithashtu ka bërë thirrje për një rol më të madh të Këshillit të Evropës në Kosovë.
“Raporti bën thirrje për përmirësim të respektimit dhe promovimit të të drejtave të njeriut, ligjeve demokratike në Kosovë si dhe për zgjerimin e programit të Këshillit të Evropës në Kosovë, ashtu që t’i mundësohet autoriteteve përgjegjëse, të përfshihen direkt në zbatimin e programit të Këshillit të Evropës”, ka theksuar Sydow duke bërë thirrje për forcim dialogu në mes të Këshillit dhe përfaqësuesve të zgjedhur politikë në Kosovë.
Deputeti nga radhët e PDK-së, Hydajet Hyseni, që së bashku me deputeten e LDK-së, Vjosa Osmani, ishin të ftuar në këtë seancë të KE-së, ka thënë se nga Asambleja e Përgjithshme është me rëndësi që doli mesazhi se e vërteta për realitetin e ri, po depërton gradualisht, ngadalë, por sigurt, edhe në këto forume, “ku ka qenë një opinion i veçantë e shumë negativ”.
Ai e ka vlerësuar rezolutën, duke thënë se ajo paraqet shkallën e parë të tejkalimit të statusit neutral, që KE mban ndaj Kosovës.
“Është vështirë të mbetesh neutral midis lirisë dhe okupimit, midis të shkuarës, që kërcënon të jetë edhe presion për të ardhmen, dhe të ardhmes premtuese, paqësore, të pajtuar evropiane. Fakti se mes diskutuesve pozitivë për Kosovën kishte dhe përfaqësues të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën e dëshmon këtë”, tha Hyseni.
Në anën tjetër, Aleksandra Gjuroviq, e delegacionit serb, ka theksuar rezervat e saj në lidhje me thirrjen për definimin e modaliteteve për intensifikimin dhe zgjerimin e dialogut me të zgjedhurit e Kuvendit të Kosovës, duke shtuar se kjo mund të ndikojë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ky, në shikim të parë, detaj i vogël, mund të shndërrohet në kërcënim për neutralitetin ndaj statusit të Këshillit të Evropës. Për më tepër, tashmë kur kemi filluar negociatat nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, është shumë e rëndësishme, që të mos ndalet përparimi i negociatave, duke bërë presion mbi njërën palë negociuese”, ka thënë Gjuroviq.
Deputetja Vjosa Osmani, ka thënë se rezoluta në masë të madhe është reale, sidomos kur flet për praninë e korrupsionit dhe mungesën e sundimit të ligjit.
Sipas saj, është e rëndësishme është që kjo rezolutë për herë të parë kërkon që të ketë kontakte të drejtpërdrejta mes zyrtarëve të KE dhe institucioneve të Kosovës. Megjithatë, Kosova vazhdon të mos ketë qasje në hartimin e as në amendamentimin e tyre.
“Ne nuk kemi të drejtë që të paraqesim amendamente. Po e them shumë hapur, se do të ishte shumë mirë sikur deputetët nga Shqipëria, që janë anëtarë të Komisionit, dhe të AP të ishin të pranishëm, sepse do të dëgjohej edhe zëri ynë më shumë, Por ka qenë një qëndrim i jashtëzakonshëm i përfaqësueses nga Turqia, nga Norvegjia e Gjermania, përderisa ka pasur edhe qëndrim negative”.
“Është mirë që teksti i rezolutës, që është një hap pozitiv krahasuar me rezolutën e vitit të kaluar, u miratua me shumicë, dhe kjo tregon se shumica e parlamentarëve janë të interesuar që Kosova të përparojë në rrugën e saj euroatlantike dhe ne e thamë shumë haptas, se anëtarësimi i Kosovës në KE nuk është më çështje nëse, por kur do të ndodhë”, u shpreh Osmani.
Raportuesi Sydow ka theksuar shqetësimin në lidhje me arsimin në gjuhët e pakicave në Kosovë, duke thënë se ajo duhet të përmirësohet.
Ai ka thënë se është alarmuese, se si fëmijët mësojnë me palnprograme të ndryshme, që kanë pikëpamje të ndryshme për të kaluarën, por që ndikojnë në ardhmëri.(a.i.)