Ndërlidhjet

Stefanoviq druhet nga fondi i Prishtinës për veriun


Borko Stefanoviq
Borko Stefanoviq
Ish shefi i ekipit negociatior në dialogun me Kosovën, Borko Stefanoviq, ka thënë se fondi për mbledhjen e parave të vjela nga doganat në veri, nuk duhet të menaxhohet nga Kosova.

Në takimin e së entjes është arritur marrëveshje e përkohshme për doganat mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq.

Por, derisa Thaçi ka thënë se doganat do mblidhen sipas ligjeve kosovare, Daçiq ka thënë se do të themelohet një fond i veçantë për të vjelat nga doganat në veri.

“Po që se ky është fondi i njëjtë që me vite po paralajmërohet nga Prishtina, kjo është një gjë shumë e keqe”, ka thënë Stefanoviq, duke shtuar se do të ishte zgjidhja më e mirë, po që se ky fond mirëmbahet nga BE-ja.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG