Ndërlidhjet

Koshtunica: Daçiq ngriti kufirin ndërshtetëror me Kosovën


Vojisllav Koshtunica, foto nga arkivi
Vojisllav Koshtunica, foto nga arkivi
Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, ka vlerësuar se me marrëveshjen për të paguar doganat në Kosovë “minohen themelet e shtetit” dhe se kryeministri Ivica Daçiq duhet të japë dorëheqje.

“Kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që menjëherë të marrë vendimin për të pezulluar zbatimin e vendimit që lidhet me menaxhimin e integruar të kufirit, sepse me marrëveshjen e fundit të Daçiqit minohen vetë themelet e shtetit”, ka thënë Koshtunica për agjenicnë serbe të lajmeve, Beta.

Ai ka thënë se me marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Daçiq dhe homologut të tij kosovar, Hashim Thaçi, është ngritur kufiri ndërshtetëror mes Kosovës e Serbisë.

Takimi i katërt mes kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, i zhvilluar nën lehtësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ka rezultuar me një marrëveshje të përkohshme për doganat.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se është më optimist se herëve të tjera që do të ketë përparim në ndërtimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Biseduam për çështjet për të cilat ishim dakorduar edhe më herët për përmbylljen e implementimit të plotë të marrëveshjes së IBM-së. Natyrisht, tash doganat do të paguhen sipas standardeve që ka caktuar Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Homologu i ti serb ndërkaq, Ivica Daçiq, tha se paratë e mbledhura nga doganat në veri do të mblidhen në një fond që do të themelohet nga Bashkimi Evropian dhe ato do të shfrytëzohen vetëm për veriun e Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG