Ministri i financave Bedri Hamza i ka paraqitur dorëheqje kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Ministria e Financave.
Në letrën e tij të dorëheqjes ministri Hamza, thuhet se e ka falënderuar kryeministrin për bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme që ka pasur si ministër gjatë kohës që ka shërbyer si minister.
“Ministri Hamza njofton opinionin publik se krahas vështirësive, puna në Ministrinë e Financave është kurorëzuar me suksese të shumta, në radhë të parë sa i përket ruajtjes së stabilitetit makro-fiskal dhe përmbushjes së detyrimeve nga Programi Stand-by që Kosova ka me FMN-në. Përmbushja e këtyre detyrimeve jo vetëm që ka mundësuar lëvrimin e fondeve nga Banka Botërore dhe FMN-ja, por edhe e ka bërë që Kosova të jetë vendi më i suksesshëm në rajon sa i përket qëndrueshmërisë makro-fiskale dhe rritjes ekonomike”, thuhet në njoftim.
Duke e konsideruar punën në Ministrinë e Financave si përmbyllje të një cikli në karrierën e tij, pas lirimit nga posti i tij Hamza synon të kërkojë më tej sfida të reja profesionale, thuhet në njoftim.
Aty bëhet e ditur se arsyet e dorëheqjes së Hamzës janë krejtësisht për motive familjare dhe të karrierës personale.