Ndërlidhjet

Preshevë: Nuk arrihet marrëveshja për përmendore


Përmendorja e luftëtarëve të rënë të UÇPMB-së në Preshevë
Përmendorja e luftëtarëve të rënë të UÇPMB-së në Preshevë
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në pjesën jugore të Serbisë dhe shefi i Zyrës koordinuese për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, Zoran Stankoviq, nuk kanë arritur marrëveshje për çështjen e përmendores për pjesëtarët e rënë të UÇPMB-së.

Pas mbledhjes së mbrëmshme në zyrën e OSBE-së në Preshevë, e cila zgjati më se tri orë, me pjesëmnarrjen e përfaqësuesve të Ambasadave të Shteteve të Bashkuara, të Britanisë dhe Bashkimit Evropian, lideri i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, u tha gazetarëve se nuk ka asgjë të re lidhur me kërkesën e qeverisë së Serbisë për largimin e përmendores.

Zoti Halimi, i cili është i vetmi deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë, tha se bisedimet e politikanëve shqiptarë me zyrtarët e qeverisë së Serbisë do të vazhdojnë, por nuk ka përmendur ndonjë datë kur kjo do të mund të ndodhte.

Zoran Stankoviq, pas takimit, nuk ka dashur të japë deklaratë për media.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG