Shpeshherë shtrohet pyetja se a është e mundshme të vizitohet çdo vend i botës pa e përdorur asnjëherë aeroplanin?
Duket e pabesueshme, por një gjë të tillë e ka arritur udhëtari 31 vjeçi, Graham Hughes, nga Britania.
Ai gjendet edhe në librin e Rekordeve Botërore të Ginisit.
Graham Hughes e mban rekordin botëror, pasi i ka vizituar të gjitha vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe tetë territore të tjera, pra gjithsej ishte në 201 vende, të cilat i ka vizituar brenda katër vitesh, por pa e përdorur aeroplanin.
Vendi i fundit, të cilin ai e vizitoi, ishte Sudani Jugor, në muajin nëntor.
Por, sa ia vlen që të udhëtohet me një buxhet të ulët, duke i përdorur autobusët lokalë, me auto-stop, pastaj duke fjetur aty ku të zë nata, në shtëpitë e personave të panjohur, kur paraqitet nevoja.
Pra, duket se nuk ishin aspak udhëtime të lehta.
“Nëntëdhjetenëntë për qind të kohës e kam kaluar shumë bukur. Kam njohur njerëz të rinj dhe kam përjetuar përvoja të reja dhe kam parë shumë shtazë: majmunë në Madagaskar, dragonjtë Komodo, peshqit xhelatinë, orangutangët në Borneo, jam ngjitur në Piramidën e Madhe në Giza, e kam parë ngritjen e fundit të anijes kozmike nga baza Cape Canaveral në Floridë... Pra, ekzistojnë shumë gjëra që i kam bërë në këto udhëtime, të cilat janë të papërsëritshme”, thotë Graham Hughes.
Duket diçka e mrekullueshme të shihet bota me të gjitha dallimet e saj spektakulare. Por, të udhëtohet në mënyrën se si e bëri britaniku Hughes, në mëshirë të rrugës dhe duke u besuar njerëzve se ju nuk do të rrëmbeheni apo gjëra të tjera, që janë edhe më të këqija.
Në këtë aspekt, a është bota, me të gjitha problemet brenda saj, një vend i miqësor?
“I vetmi problem që realisht e kam pasur, ishte ai me një polic afrikan, por njerëzit në Afrikë ishin me të vërtetë të sjellshëm dhe bujarë dhe do ta ndanin ushqimin e tyre me mua dhe do të më tregonin se cili autobus shkon në drejtimin tim dhe më kanë lejuar të qëndroj në shtëpitë e tyre”.
“Madje edhe në vendet, që ju mendoni se janë konservatore, sikur për shembull deri në një masë Irani, ku qeveria është shumë autokrate, edhe aty njerëzit ishin të sjellshëm me mua. Më shikoni, i kam kaluar katër vite duke udhëtuar në gjithë botën, dhe nuk kam pasur ndonjë konflikt, nuk më kanë vjedhur asgjë dhe as që kam qenë i sëmurë”, tregon Graham Hughes.
Por, gjatë udhëtimit të tij nëpër glob, Hughes është arrestuar disa herë, në Republikën Demokratike të Kongos, pastaj ishte zënë duke hyrë në Rusi dhe duke e thyer bllokadën në Kubë.
Përse autoritetet e kishin arrestuar atë?
“Unë vetëm dy herë kamë qenë në burg, megjithëqë jam arrestuar disa herë dhe pastaj kam arritur që ta menaxhoj largimin tim. Herën e parë jam arrestuar pasi ata mendonin se jam kontrabandist i njerëzve”.
“Ata mendonin se peshkatari i Senegalit, që unë e kisha paguar për të më marrë në anijen e tij, nga Senegali në Cape Verde, ata mendonin se unë po e kontrabandoja atë në Cape Verde. Ata na mbajtën për gjashtë ditë në një qeli të vogël dhe nuk ishte aspak përvojë e mirë. Por, në fund, ia dolëm që të largohemi nga burgu”, thotë Graham Hughes.
Më tutje ai tregon edhe për rastin në Kongo, ku ishte kapur në një skaj të rrugës.
Ai ishte në një makinë në kohën kur ajo merrte udhëtarë dhe ata dëshironin t’i kontrollonin filmat e incizuar. Autoritetet e këtij vendi e kishin futur në burg, e kishin mbajtur për gjashtë ditë, dhe kjo ishte torturë për të, pasi nuk mund të rrinte kot. Udhëtari Hughes thotë se ky ishte “dënimi më i ashpër për të” gjatë udhëtimit. (f. b.)