Ndërlidhjet

Në Bërnjak dhe te Dheu i Bardhë po zbatohet IBM


Vendkalimi kufitar i Jarinës
Vendkalimi kufitar i Jarinës
Në vendkalimin kufitar Bërnjak, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është duke u zbatuar marrëveshjea për menaxhimin e integruar të kufirit, e njohur si IBM.

Në vendkalim gjenden ushtarë të KFOR-it, të EULEX-it, të policisë kufitare të Kosovës dhe të doganës, ndërsa në anën serbe polica serbe dhe doganierë serbë.

Doganierët shqiptarë, për shkak të bllokimit të rrugës nga serbët lokalë, raportohet se kanë arritur me helikopter.

Zbatimi i kësaj marrëveshjeje sot ka nisur edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Marrëveshja pë menaxhim të integruar të kufirit është arritur qysh në muajin shkurt, në kuadër të dialogut tekinik Prishtinë-Beograd.

Zbaimi i saj, megjithatë, ka ngecur deri në shtytjen që i kanë dhënë bisedimet ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

IBM, më 10 dhjetor, ka nisur të zbatohet edhe në vendkalimet kufitare Jarinë dhe Merdarë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG