Shefja për politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se në takimin e ardhshëm të kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, do të flitet për veriun e Kosovës.
“Do të takohemi për të shqyrtuar progresin e arritur, posaçërisht rreth implementimit të IBM-së, dhe, siç jemi marrë vesh, më 4 dhjetor ne do të diskutojmë edhe për veriun e Kosovës“, ka thënë Ashton për “Kohën Ditore”.
Takimi i radhës mes dy kryeministrave është caktuar për 17 janar të vitit të ardhshëm. Ashton ka ndërmjetësuar të tre takimet e deritashme mes tyre, të cilat janë mbajtur në tetor, nëntor dhe këtë muaj.
Bisedimet thuhet se kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.