Ndërlidhjet

Indi: Vajza e përdhunuar trajtohet në Singapor


Protesta kundër përdhunimit të 23 vjeçares indiane
Protesta kundër përdhunimit të 23 vjeçares indiane
Vajza e cila ishtë përdhunuar në një autobus të qytetit në Nju Delhi, duke shkaktuar trazira të dhunshme në kryeqytetin indian, ka arritur në Singapor për trajtim të mëtutjeshëm.

Një deklaratë e lëshuar gjatë të enjtes nga Spitali i Singaporit thuhet se gruaja u dërgua nga Delhi gjatë natës dhe se është pranuar në një “gjendje tejet kritike”.

Zyrtarë të këtij spitali janë cituar të kenë thënë se, 23 vjeçarja kërkon trajtim të specializuar dhe mund të ketë nevojë edhe për një transplantim të organeve.

Dhunimi i kësaj vajze i kryer mbi një autobus të qytetit ka bërë që një numër i madh i njerëzve të marrin pjesë në protesta të dhunshme në Nju Delhi dhe pjesë të tjera të Indisë.

Si rezultat i përleshjeve në mes të protestuesve dhe organeve të rendit, ka vdekur një polic. Ndërsa, gjashtë persona janë arrestuar me dyshimin e përfshirjes në sulm.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG